9 të arrestuar, mbi 1.2 kg kokainë dhe 15 000 euro të sekuestruara është bilanci i operacionit të koduar "Farina" pas një viti hetimesh për trafik kokaine nga Romagna në Pesaro.
Hetimet që nisën në 2019 përfunduan me arrestimin e një 25-vjeçari shqiptar M.E., me banim në Rimini. Hetimet nisën pas denoncimit të një të varuri nga droga i cili pretendonte se po zhvatej nga për shkak të borxheve të kokainës.
Më pas nga hetimet u zbuluan dy persona të tjerë, të akuzuar për trafikun e kokainës. Bëhet fjalë për shqiptarin me iniciale M.B., një 35-vjeçar, me banim në Pesaro dhe një grua italiane nga Fano, bashkëpunëtore e shqiptarit. S.D.T., 46-vjeç.
Në gusht të 2019, i gruas me iniciale S.D.T., dhe GD, 40 vjeç, nga Pesaro iu gjetën dhe sekuestruan mbi 200 gram kokainë, material për paketimin e dozave dhe 1.000 euro, të ardhurat nga shitja.
Analiza e njohjeve të gruas me origjinë nga zona e Fanos çoi në pranga një tjetër shqiptar i cili u arrestua në flagrancë për shitjen e kokainës. Hetimet e mëtejshme bënë të mundur identifikimin e furnizuesit të kokainës, gjithashtu një banor shqiptar në Rimini, gruan e tij M.M, vëllanë e tij A.B, 30 vjeç i arrestuar në Riccione më 1 nëntor 2019 dhe kunati i tij M.E 25-vjeçari shqiptar, me banim në Rimini. Dy nga të dyshuarit, për të cilët u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”, përsëritën sjelljen e paligjshme aq shumë sa që ata duhej të çoheshin në burg.