Në Itali janë vënë në pranga dy shqiptarë pasi kanë trafikuar 14 kilogramë kokainë nga Belgjika. Sasia e drogës është kapur në zonën e Riminit.
Operacioni u ndërmor pas një aktiviteti hetimor të kryer nga policia belge e cila bëri të mundur shpërbërjen e një grupi kriminal kushtuar trafikut ndërkombëtar të drogës. Mësohet se dy shqiptarët kërkoheshin edhe nga Belgjika pasi në dhjetor grupi i tyre kriminal u godit. Grupi kriminal me qendër në Belgjikë shpërndante kokainë kolumbiane në Itali, Francë dhe Gjermani
Dy personat që transportonin drogë nga Belgjika në Itali, kishin kaluar përmës Gjermanisë dhe Francës, u arrestuan në Rimini dhe Pesaro nga karabinierët pas një operacioni ndërkombëtar policor.
Operacioni u krye të Shtunën në mëngjes nga karabinierët e komandave provinciale të Rimini dhe Pesaro Urbino, me një mandat nga policia gjyqësore federale belge.
Aktiviteti, i koordinuar nga drejtuesit e rrethit antimafia të Bolonjës dhe Ankonës, çoi në arrestimin e një çifti shqiptar që banonte në Riccione dhe në zbulimin e 14 kilogramëve kokainë, të fshehur në zonën e Pesaro.
Operacioni u ndërmor pas një veprimtarie të hollësishme hetimore të kryer nga policia belge e cila në dhjetorin e kaluar shpartalloi një grup kriminal shqiptar, me qendër në Grimbergen, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të kokainës, të ardhur nga Kolumbia dhe shpërndahej në të gjithë territorin belg si dhe në Gjermani, Francë dhe Itali.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.6%
-
Të gabuar
83.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 5338
Lajme të tjera
-
Shqiptari humb jetën në kantierin e ndërtimit në Itali! Komuniteti vajton njeriun me zemër të madhe! Iku nga Shqipëria me varkë, në Asola ndërtoi shtëpinë me 600 bashkëatdhetarë
18 Prill, 14:41
-
Roma rinovon marrëveshjen me trajnerin Daniele De Rossi
18 Prill, 09:47
-
Testet e reja, mbrojtësi i Romës s'ka probleme në zemër
17 Prill, 20:36
-
E rëndë në Itali, 58-vjeçari shqiptar humb jetën vendin e punës! Bie nga skela e ndërtimit
17 Prill, 10:03
-
Futbollisti 26-vjeçar humbi jetën në fushë, në Itali nisin hetimet! I ati i sulmuesit: S'kishte as mjek e as ambulancë
16 Prill, 22:37
-
Adriano Galliani: Milani, Interi, Juve dhe Roma e duan Serinë A me 18 ekipe, lëvizje e vrazhdë
16 Prill, 19:07
-
Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj autoktonë nga Termolij në Parkun Europa, Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona
16 Prill, 14:05
-
Marrëveshja për emigrantët, La Repubblica: Kampi nuk hapet më 20 maj, pritet të jetë gati rreth nëntorit! Kostot për Italinë 1 mld € për 5 vite
15 Prill, 07:42
-
VIDEO/ Frikë në Udinese - Roma, Ndicka ndjen dhimbje në gjoks dhe rrëzohet në fushë! Shtyhet ndeshja
14 Prill, 19:49
-
Raporti i SPAK, krimi ‘sofistikon’ pastrimin e parave, jo vetëm në ndërtim e prona por edhe në bizhuteri e makina luksoze! Harta, qytetet më të prekura
14 Prill, 16:26
-
Itali/ Veliaj takon homologët e Veronës dhe Viçencës: Zgjerojmë bashkëpunimin për ‘Eco Tiranën’, së shpejti shërbime të reja në kryeqytet
14 Prill, 15:08
-
Shkodër/ U kapën me kokainë në Shirokë, arrestohen dy 22-vjeçarë! Njëri prej tyre kishte municion luftarak në shtëpi
14 Prill, 12:36