BELGJIKË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një apartament në Dendermonde, ku një 33-vjeçar vrau gruan e tij shtatzënë 28-vjeçare dhe një fëmijë 5-vjeçar në Termont,Belgjikë raportojnë mediat e huaja.
Burri është vetëdorëzuar në komisariat në orën 06:30 të mëngjesit të së shtunës duke rrëfyer aktin e tij, i cili i është nënshtruar analizave të gjakut për të përcaktuar nëse ishte nën efektin e drogës ose alkolit.
Autoritetet nuk kanë mundur të komentin më shumë për këtë çështje, pasi ata kanë raportuar se në momentin që kanë arritur në vendngjarje kanë gjetur dy trupa në njërën nga dhomat e shtëpisë.
“Nuk mund të flasim ende për shkakun e vdekjes. Mund të themi se bëhet fjalë për një grua shtatzënë dhe fëmijën e saj pesëvjeçar. Ne jemi në pritje të analizave për të dalur në konkluzion”, tha zëvendësprokurorja Bernadette Bayens.
Njëkohësisht, kreu i policisë së zonës theksoi se nuk do të jepen detaje deri në përfundimin e hetimeve dhe se i dyshuari do të merret në pyetje gjerësisht të shtunën. Dhe më pas do të dërgohet para gjyqtarit hetues, por ka shumë mundësi që kjo mos të ndodhë deri të dielën.
Çifti ishte i martuar dhe jetonte në banesë prej 6 muajsh. Rrjeti televiziv vëren se sipas dëshmitarëve nuk ka pasur tension mes dy bashkëshortëve, të cilët thanë se ata kanë qenë drejt divorcit për shkak të distancës, pasi 33-vjeçari jetonte në Turqi dhe nuk kishte shumë që kishte shkuar për të jetuar në Belgjikë.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
86.4%
-
Pak
8.8%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 353
Lajme të tjera
-
Një ditë më parë djali vrau nusen, ndërron jetë nëna e autorit në Pejë
17 Prill, 14:51
-
I ati i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukella prin protestën me qindra qytetarë në Kosovë
17 Prill, 14:24
-
Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin e mitur
17 Prill, 10:37
-
Zyrtarë shqiptarë të përfshirë në dosjen 'SKY ECC' në Belgjikë, udhëtuan në Holandë për leje ndërtimi kulle në Tiranë
9 Prill, 12:37
-
'Black Eagle', nis gjyqi për 40 të pandehur në Belgjikë, rrjeti i drogës me drejtues shqiptarë doli zbuluar nga 'SKY ECC'
8 Prill, 15:27
-
Bilanci i prokurorisë së Përgjithshme për 2023: Krimi ka pësuar ulje! Në krye të listës Vlora, koeficientin më të ulët Dibra (Harta)
7 Prill, 20:36
-
Vrau biznesmenin grek, burg përjetë për grabitësin shqiptar
4 Prill, 20:29
-
Vrau motrën dhe kunatin me kallashnikov në Rubik, arrestohet 55-vjeçari në Itali! Pritet ekstradimi në vendin tonë
3 Prill, 11:57
-
Tiranë/ 18 vjeçari u vra për një vajzë! I mituri e goditi me thikë, shoqërohet me 3 të tjerë! Aureljo ishte djalë i vetëm! Dhimbje në 'Rrugën e Luleve'
1 Prill, 09:21
-
Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)
29 Mars, 15:55
-
Tronditet Kosova! Vritet i riu, plagoset shoku i tij dhe një grua kalimtare
27 Mars, 11:09
-
Vrau klientin e dehur në lokalin e tij në 2016, arrestohet 39-vjeçari në Durrës
27 Mars, 10:27