Tragjedi gjatë xhirimeve të filmit western në SHBA, aktori i njohur Alec Baldwin vret me armë fotografen dhe plagos regjisorin ( FOTO+VIDEO)

Një grua mbeti e vrarë dhe një burrë u plagos nga të shtënat me armë zjarri në xhirimet e filmit "Rust", një film western me aktorin e famshëm Alec Baldwin në New Mexico, Shtetet e Bashkuara. Sipas mediave të huaja, ka qenë aktori që ka tërhequr këmbëzën.

Viktima është drejtoresha e fotografisë Halyna Hutchins 42-vjeçare, ndërsa nga të shtënat ka mbetur i plagosur regjisori Joel Souza. Për momentin nuk është zyrtarizuar asnjë akuzë për ngjarjen, e cila është nën hetim.

Sipas hetuesve, vrasja është kryer me një armë të përdorur si aksesor në xhirime, që duket se ka patur probleme gjatë funksionimit. Alec Baldwin shkrehu ​​një armë zjarri gjatë xhirimit të një skene, por duket se arma nuk ka funksionuar siç duhet. Dyshohet se arma nuk ka funksionuar siç duhet. Ende rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, ndërsa hetuesit po përpiqen të zbulojnë se çfarë lloj plumbi është qëlluar dhe si.

Halyna Hutchins mbeti e plagosur rëndë, por ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa Joel Souza ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Pas ngjarjes, aktori dha dëshminë e tij në Polici, por ende nuk ka një akuza të ngritur ndaj tij.

“Pse më dhanë një armë të mbushur, pse më dhanë një armë të mbushur”? Kjo është pyetja që ka përsëritur disa herë pas ngjarjes aksidentale aktori i cili në foto shfaqet në gjendje të rënduar emocionale. Policia amerikane ende nuk ka ngritur asnjë akuzë zyrtare, teksa hetimet po vijojnë në kuadrin e një ngjarje aksidentale. Aktori Alec Baldwin është paraqitur vetë në polici ku ka dhënë dëshminë e tij.

Baldwin është një bashkëproducent i filmit, ndërsa ka luajtur në role të shumta televizive dhe filmike që nga vitet 1980.

Ai fitoi çmime të shumta për rolin e tij si Jack Donaghy në serialin NBC 30 Rock. Portretizimi që i bëri Donald Trump në shfaqjen e skicave Saturday Night Live i dha atij një Emmy të tretë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:36
'Pse më dhanë një armë të mbushur, pse?', zbardhet çfarë tha aktori pas vrasjes aksidentalisht të fotografes

1634906326_aktori.JPG

Një tragjedi ka ndodhur në sheshxhirimin e një filmi në New Mexico ku është përfshirë aktori i Hollivudit Alec Baldwin i cili ka qëlluar për vdekje fotografen dhe ka plagosur regjisorin.

“Pse më dhanë një armë të mbushur, pse më dhanë një armë të mbushur”? Kjo është pyetja që ka përsëritur disa herë pas ngjarjes aksidentale aktori i cili në foto shfaqet në gjendje të rënduar emocionale.

Policia amerikane ende nuk ka ngritur asnjë akuzë zyrtare, teksa hetimet po vijojnë në kuadrin e një ngjarje aksidentale. Aktori Alec Baldwin është paraqitur vetë në polici ku ka dhënë dëshminë e tij.

“Ai erdhi vullnetarisht dhe u largua pasi përfundoi dëshminë”, tha një zëdhënës i policisë.

Në vitin 1993 Brandon Lee, djali 28-vjeçar i legjendës së arteve marciale, Bruce Lee, u qëllua dhe u vra në xhirimet e filmit The Croë, ku mori dy plumba vdekjeprurës.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë