Tragjedi në Greqi/ Apartamenti i familjes shqiptare në flakë, humb jetën një 16-vjeçar, heroizmi i tezes shpëton motrën dhe vëllanë më të vegjël

Tragjedi në Greqi/ Apartamenti i familjes shqiptare në flakë, humb jetën një 16-vjeçar, heroizmi i tezes shpëton motrën dhe vëllanë më të vegjël

Ambulanca në vendin e ngjarjes

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur ditën e sotme në një familje shqiptare në Greqi. Apartamenti në të cilin shqiptarët banonin në Selanik është përfshirë nga flakët dhe si pasojë është ndarë nga jeta një 16-vjeçar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke zjarri shpërtheu ditën e sotme rreth orës 11:00, për një arsye ende të panjohur.

Kur shpërtheu zjarri, 16-vjeçari fatkeq, i cili kishte probleme të lëvizjes, ishte në shtëpi me vëllain dhe motrën më të vegjël, të moshës 13 dhe 6 vjeç.

Prindërit nuk ishin në shtëpi në atë kohë pasi  babai ishte në punë, ndërsa nëna dje u nis për në Shqipëri.

Për shkak të mungesës së nënës së fëmijëve, tezja e tyre ishte në banesë. Ajo u largua për disa minuta dhe më pas mbesa e saj 13-vjeçare e njoftoi atë me telefon se një zjarr kishte shpërthyer në shtëpi.

Pastaj ajo u kthe sa më shpejt që mundi dhe me vetëmohim hyri në banesën që digjej dhe arriti të nxirrte jashtë  fëmijët më të vegjël të familjes.

Në përpjekjen e saj, ajo dogji një pjesë të kokës së saj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim: 01/12/2020 16:52

    As behet fjal fitore e paster e PS perse do votojnë pd lsi çfare kane bere lsi jane njerezit me hajdut qe ka pare kombi pd si ne kohën e luftës dhe sot ne paqe vrases hajdut te gjitha te keqija i kanë nuk dine te udhëhequr duan anarshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier