Tragjedia në Bullgari, flet për herë të parë pronari i autobusit ku vdiqën 45 shqiptarët: Edhe familja ime ishte në udhëtim në Stamboll

Tragjedia në Bullgari, flet për herë të parë pronari i autobusit ku vdiqën 45 shqiptarët: Edhe familja ime ishte në udhëtim në Stamboll

Bekim Haxhiu dhe aksidenti në Bullgari

Pronari i autobusit, ku humbën jetën 45 shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Bekim Haxhiu ka folur për herë të parë në një intervistë për televizionin bullgar BNT, ku ka pohuar se autobusit që u dogj, në autostradën ‘Struma’ në Bullgari, i ishte kryer kontrolli teknik para tre javësh. Ai përjashtoi mundësinë se disa nga pasagjerët të kenë futur lëndë piroteknike apo djegëse në autobus. Autobusi i djegur është prodhuar në vitin 2007, por është blerë rreth tre vjet më parë.

‘Para se të niseshim për në Turqi, i bëmë shërbimin, e kontrolluam, madje kur arritëm në Stamboll dhe atje shkuam në shërbim për t’i kontrolluar. Tuba ka në çdo autobus, por me ujë, çdo autobus duhet t’i ketë për çdo rast. Ky është ujë rezervë. Ka kontroll të rreptë të hyrjes në Bullgari, bagazheve, shoferit, gjithçka që transportohet’ tha Haxhiu.

Madje ai ka konfirmuar se ai dhe familja e tij kanë qenë pjesë e një ekskursioni në Stamboll, por kanë udhëtuar me autobusë të tjerë. Fëmijët e tij ishin në autobusin e fundit.

“Kam qenë duke udhëtuar me familjen time”, ka thën Bekim Haxhiu.

Pronari i “Besa Trans” tha gjithashtu se drejtuesit e autobusit kanë qenë profesionistë me shumë përvojë, të cilët e kanë kaluar shumë herë këtë rrugë. Bekim Haxhiu e ka ende të vështirë të pranojë tragjedinë e autostradës së Strumës, ku humbën jetën 45 persona që udhëtonin në një nga autobusët e tij.

'Thashë me vete: pse nuk isha edhe unë në atë autobus, të vdisja edhe në autobus. E kam menduar shumë herë këtë', tha Haxhiu.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është kanceri i zorrës së trashë? Princesha e Uellsit u diagnostikua me këtë sëmundje! Doktoresha Zana Nikolla tregon si mund të parandalohet

Çfarë është kanceri i zorrës së trashë? Princesha e Uellsit u diagnostikua me këtë sëmundje! Doktoresha Zana Nikolla tregon si mund të parandalohet