Tragjedia në Ostren/ Del ekspertiza: Tre familjarët u asfiksuan nga tymi i sobës së drurit...e vetmja e mbijetuar kalon rrezikun për jetën

BULQIZË- Tragjedia në Ostren, ku humbën jetën tre pjesëtarë të familjes Tola ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga soba e drurit me të cilin ngroheshin gjatë dimrit. Ky është përfundimi i dalë nga ekspertiza paraprake, kryer në Tiranë. 

Kjo ekspertizë hedh poshtë të gjitha misteret që mbuloi vdekjen e Rajmondës, Rudinës dhe Fatjonit. Fillimisht u raportua se kishte ardhur si pasojë e bombolës së gazit, më pas një shishe me pesticid që përdorej për patatet zgjeroi pistën e hetimit, teksa nuk u përjashtua edhe helmimi nga persona të tjerë. Megjithatë, të gjitha këto dyshime u shuan me daljen e ekspertizës paraprake, por edhe faktit se 16-vjeçarja, Merita Dola, e vetmja mbijetuar është trajtuar një QSUT për toksikim nga monoksidi i karbonit. Gjithashtu edhe nga marrja në pyetje e kunatës së Rajmondës, ajo që gjeti të pajetë tre personat, apo edhe personave të tjerë, kanë dëshmuar se kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë me pjesëtarët e familjes Tola, duke mos pasur asnjë motiv për t'i helmuar.

Megjithatë, mes gjithë kësaj tragjedie, vjen një lajm i mirë nga Tirana, pikërisht nga 16-vjeçarja, Merita. Burime për Report Tv bëjnë me dije se fatmirësisht, ajo ka kaluar rrezikun për jetën. Merita aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar, kur pritet që t'i bëhet edhe një konsultë psikologjike dhe më pas do të dërgohet në Bulqizë për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Ajo nuk ka qenë në dijeni për tragjedinë që i ka ndodhur, duke humbur nënën, motrën dhe vëllanë në të njëjtën ditë dhe nuk dihet nëse e ka mësuar këtë lajm të trishtë. Rajmonda dhe dy fëmijët e saj, Fatjoni 14-vjeçar dhe Rudina 22 vjeç, e cila këtë shtator do të martohej, u përcollën në banesën e fundit dy ditë më parë, e ndërsa Merita, tashmë jashtë rrezikut për jetën, do t'i bëhet krah babait së tij, Ylber Tola, i cili i shpëtoi kësaj tragjedie sepse ishte në emigrim në Greqi me punë sezonale, si e vetma mënyrë për të siguruar të ardhurat. 

Tre viktimat e familjes Tola

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 17/02/2020 16:20

    Jemi ngrohur tere jeten me sobe me dru, nuk di te kete vdek kush nga kjo menyre jetese. Per mua kjo nuk eshte ekspertize ,,,eshte vetem fymje intelekti human. Tre jete te humbura!!!!!!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 17/02/2020 11:37

    Pse ju gazetar luani kështu , jo kjo po ajo! A keni ndoj etik njerëzore kur dhkruani dhe luani me fatet njerzore...??? Arbëri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen