Tragjedia në Genova, privatët ofrojnë mbi 70 banesa për të shpërngulurit

Tragjedia në Genova, privatët ofrojnë mbi 70 banesa për të shpërngulurit

Ura në Gjenova

Pas ngjarjes së rëndë në Itali ku u shembë ura e “Morandi”, ka nisur një garë e vërtetë solidariteti mes genovezëve për të ndihmuar 600 personat e shpërngulur për të lënë banesat e tyre nën urë.

Bëhet e ditur se më shumë se 70 persona, disa edhe jashtë Genovës i janë përgjigjur pozitivisht apelit të lëshuar nga Bashkia dhe kanë vënë në dispozicion apartamentet e lira për ata që kanë mbetur pa një strehim ku të fusin kokën.

Sipas Administratës komunale, ajo ka aktivizuar posaçërisht për këtë ngjarje një adresë ‘email-‘i për ofertën e banesave të lira dhe po vlerëson apartamentet e vëna në dispozicion.

Mirëpo, për të ndihmuar zyrat dhe shkëmbyer ofertat me nevojat e familjeve, ne ‘email’ është e nevojshme të përcaktohet përveç vendndodhjes së shtëpisë, edhe numri i dhomave, metrat katrorë, prania ose mungesa e një ashensori dhe hapësira e parkimit. Dhe gjithashtu të bashkëngjitin planin e banesës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nisma e Bujar Osmanit për dalje nga Ballkani i Hapur, reale apo për fushatë elektorale?

Nisma e Bujar Osmanit për dalje nga Ballkani i Hapur, reale apo për fushatë elektorale?