Tragjike/ Këngëtarja dhe kërcimtarja e njohur vdes nga fishekzjarri para mijëra fansave të tmerruar

Fat tragjik për këngëtaren dhe kërcimtaren e njohur spanjolle, 30-vjeçaren Joana Sainz, e cila humbi jetën nga shpërthimi i një fishekzjarri në skenën ku ajo ishte duke performuar. Shfaqja në Las Berlanas në Avila u kthye në një skenë  të tmerrshme ku këngëtarja dhe kërcimtarja e talentuar e muzikës pop u godit nga mjeti piroteknik para fansave të saj. Fishekzjarri shpërtheu duke i lënë dëmtime të mëdha në bark, ndërsa këngëtarja nuk mundi të mbijetonte.

E gjithë skena u kap nga kamerat, në prani të 1 mijë spektatorëve që po ndiqnin shfaqjen në Las Berlanas, në veri-perëndim të Madridit. Sainz ra në skenë ndërsa në ndihmë të saj shkuan disa mjekë, të cilët ndodheshin rastësisht mes turmës. Joana Sainz u nxor nga skena dhe u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Performanca u pezullua për shkak të incidentit tragjik të ndodhur pak para orës 2 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa siç mediat e huaja raportojnë, ambulanca mbërriti rreth 25 minuta më vonë.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan një zhurmë shumë të fortë dhe më pas panë këngëtarin të shtrirë në dyshemenë e skenës përpara se perdja të ulej shpejt.

Një burrë që po shikonte shfaqjen tha: "Kishte dy fishekzjarrë - njëri që shkoi në drejtimin e duhur dhe tjetra goditi këngëtaren në bark".

Orkestra "Super Hollywood", pjesë e së cilës ishte edhe Joana Sainz, ka 15 anëtarë, duke përfshirë këngëtarë, muzikantë dhe valltarë, që sjellin shfaqje spektakolare nën ritme pop.

Për ngjarjen e rëndë është hapur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Deri në kët fazë të tyre, flitet për një dështim të mekanizmave të efektrve speciale të përdorura gjatë shfaqjes, siç ishin fishekzjarrët që i morën jetën 30-vjeçares. Për  rreth 5 vite në shfaqje të grupit Super Hollywood janë përdorur më shumë se 2000 fishekzjarrë por asnjëherë më parë nuk ishin shënuar aksidente.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale