Tragjike në Londër, 22-vjeçari nga Kukësi u vra me thikë pak pas ndërrimit të viteve! Krimi ende pa autor! Dy buqeta me lule në vendngjarje (FOTO)

Tragjike në Londër, 22-vjeçari nga Kukësi u vra me thikë pak pas ndërrimit të viteve! Krimi ende pa autor! Dy buqeta me lule në vendngjarje (FOTO)

Fatjon Oruçi, 22-vjeçari shqiptar i cili u vra në Londër

Një 22-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me thikë në Londër. Sipas mediave britanike bëhet fjalë për Fatjon Oruçin, me origjinë nga Kukësi. Sipas raportimeve, i riu ka ndërruar jetë rreth orës 1:20 të datës 1 janar 2022, pak pas ndërrimit të viteve.

Përpara se të sulmohej për vdekje me thikë, i riu 22-vjeçar është dhunuar, dyshohet nga dy persona. Në vendin e ngjarjes në Rotherham, janë vendosur edhe dy buqeta me lule në nder të viktimës.


Fatjon Oruçi

Tre persona janë arrestuar për vrasjen ndërsa më pas janë lënë të lirë për mungesë provash teksa hetimet për krimin vijojnë. Natën e ndërrimit të viteve, një 26-vjeçar dhe një grua 20-vjeçare u arrestuan të dyshuar për vrasjen në Londër.

Ata janë liruar ndërsa janë ende nën hetim nga autoritetet. Policia britanike ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që kanë dijeni për vrasjen, të kontakotjnë autoritetet për të zbardhur krimin e rëndë.

Foto nga vendngjarja

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kukesi: 06/01/2022 22:35

    Mjere nena e babai i shkrete qe e kane rritur, se gjynah i qofte, keta te rinjte nuk e llogarisin jeten e tyre,i futen te keqes e sherrit me koke, kujtoje se i pret jeta tjeter.

    Përgjigju
  • Arber: 06/01/2022 21:21

    Ngushellime Familjes, e tmerrshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës