FOTO/ Kush është 10-vjeçari që u përplas për vdekje nga ambulanca në Kakavijë kur po priste në radhë! Kishte ardhur me pushime, pak ditë më parë festoi ditëlindjen (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku një fëmijë 10 vjeçar ka humbur jetën duke u përplasur për vdekje  nga një ambulancë. Fëmija nga Lezha po qëndronte në radhë prej ditësh me familjen e tij në pritje për të kaluar pikën kufitare, por që fatkeqësisht i ka dalë para ambulancë duke humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Shkak i aksidenti ka qenë shpejtësia e ambulancës, që në fakt po transportonte nga Kakavija në drejtim të spitalit rajonal Gjirokastër një grua që kishte probleme shëndetësore.

Në atë moment fëmija i ka ikur nga dora të ëmës që po prisnin në radhë të bllokuar pranë mjetit të tyre dhe ka dalë para ambulancës. Përplasja ka qenë tepër e fortë duke i marrë jetën 10-vjeçarit S.N.

I mituri ka marrë plagë të shumta duke humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa rrugët u 'lanë' me gjakun e të miturit.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kthesës së Bularatit në orën 10:30. Familja nga Lezha kishte që mbrëmjen e djeshme që priste në radhë për të kaluar pikën kufitare të Kakavijës.

Ngjarjen tragjike e kanë parë dhe qytetarët që kanë qenë duke pritur në rrugë, ndërsa gjendje e nënëns së të mitur është e rëndë në spital. Asaj i ka rënë të fikët pas përplasjes së fëmijës para syve të saj dhe është dërguar menjëherë në spital.

Nga videon e siguruara nga Report Tv shihet se përplasja ka qenë e fortë, ku ambulanca ka shumë dëmtime në pjesën e përparme, ndërsa në vendin e ngjarjes shihen njollat e gjakut të të miturit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e ambulancës, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:50
U përplas nga ambulanca në Kakavijë/ Mësuesja dedikim prekës për 10-vjeçarin, zbulon detajin e dhimbshëm

Mësuesja e Samuel Ndojit, 10-vjeçari i cili u përplas për vdekje nga ambulanca në Kakavijë, teksa po priste në radhë për të kaluar kufirin drejt Greqi, i ka bërë një dedikim prekës të voglit. Ajo ka zbuluar një detaj të dhimbshëm, ku ai pak ditë më parë kishte festuar ditëlindjen.

"10 vjeçari nga Kallmeti i Frang Bardhit, martir i Ditës së Shtegtarëve, në shtegtimin e tij drejt ëndrres së vrarë në Kakavijë

E trishtë Dita e Shtegtarëve për Lezhën dhe lezhjanet, pasi pikërisht në këtë ditë u "martirizua" në radhet e emigrantëve në Kakavjë, vogëlushi 10- vjeçar nga Kallemti i Lezhës. (Duke u kërkuar ndjesë familjarëve për përdorimin e fotove nga profilet e tyre sociale).

Ky është S.Nik Ndoj, i cili vetëm pak ditë më parë mbushi 10 vjeç, që së bashku me prindërit dhe vëllain po shtegtonin në Greqi, por ëndrra e tij u pre në mes si pasojë e një aksidenti të ndodhur pikërisht në radhet kilometrike të shtegtarëve të përvuajtuar në Kakavijë. Siç u mësua nga mediat që raportuan nga vendi i ngjarjes, ndarja tragjike nga jeta e këtij ëngjëlli, erdhi nga përplasja e një autoambulanca, mjet i cili ka mision për të shpëtuar jetë dhe jo për të marrë jetë.

Zemra e tij pushoi së rrahuri në këtë rrugë ku prindërit e tij dhe me mijra shqiptarë kanë shtegtuar në këto 30 vite në kërkim të ëndrres së tyre të vrarë. Kjo tragjedi jo vetëm për familjen, por edhe për ne të gjithë është e papërballueshme në një kohë të tillë, kur jemi "të vrarë" psikologjikisht dhe nga pandemia, pasi të ndodhur në "udhëkryq", nuk e dimë se nga vdekja po na vjen.

Data shënon 15 gusht dhe Lezha e Besëlidhjes që në vitin 2006 e ka pagëzuar me emrin “Dita e Shtegtarëve”. Një ditë simbol në respekt të emigrantëve,të gjithë atyre qytetarëve, familjarëve, të rinjve e të rejave, të cilët sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre duke lënë vatrat dhe familjet në kërkim të një ëndrre të re.

Që në vitin 2006 është vendosur në qender të qytetit , obelisku i shtegtarëve, mbi të cilin është gdhendur një mesazh kuptimplotë “Mirënjohje, respekt dhe dashuri ndaj atyre që shtegtuan me vdekjen në kërkim të ëndrrës së vrarë të një kombi”. Vogëlushit kallmetor gjatë shtegtimit me familjen e tij, ëndrrat ju prenë në mes pikërisht në këtë 15 gusht 2020 ku me mijra emigrantë po përballen me radhët e gjata në Kakavijë. SAMUEL, u prehsh në paqe! Shën Eufemija e Kallmetit të ndriçoftë shtegtimin tënd në rrugen e Parajses", shkruan ajo.

Ora 17:31
FOTO/ Ky është 10-vjeçari që u përplas për vdekje në Kakavijë! Kishte ardhur me pushime në vendlindje

1597505544_10vjecaringalezha002.jpg

Samuel Ndoj

Ky është Samuel Ndoj, 10-vjeçari i cili u aksidentua për vdekje nga ambulanca në Kakavijë, teksa ishte në pritje për të kaluar kufirin drejt Greqisë. 10-vjeçari është nga fshati Kallmet i Lezhës. Mësohet se familja e tij jetonte prej vitesh në shtetin fqinj, ndërsa kishin ardhur për pushime në vendlindje ku kanë qëndruar për disa ditë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Familjar: 17/08/2020 14:07

    Falenderojme te te gjith per ngushellimet e shumta qe keni bere Por turp per ata qe komentoj dhe nuk e dine qa kaomentoj Ambulaca nk kishte pacient Ambulanca nuk kishte sirena ndezur Ambulanca po ecte me shum se 110 km/h Femija nuk ishte ne mes te rruges

    Përgjigju
  • Vera(nga rregullorja): 16/08/2020 22:15

    Pikerisht se ishte ne nje rruge nazionale dhe me nje karvan makinash 5a10 km duhesh te udhetonte me me kujdes.e thashe me posht ne varesi te rruges,edhe Po ashtu qe shpejtesia e ambulances duke pare demtimet e saj mendoj qe ka qene mbi 110-120 km/ore.eshte cmenduri.thashe Po ashtu qe prinderit duhet te bejme padi per vrasje nga pakujdesia a nga budalleku ate le ta vendos gjykata e prokurori.ngushellime prinderve e te afermeve se nuk kthehet me ai engjell

    Përgjigju
  • vera: 16/08/2020 16:42

    O rregullorja si thua ti qe ambulanca te ece me 70/km ne ore edhe kur shikon nga larg se ka 50 femije qe luajne ne rruge ne qytet,,,jo ambulanca e ul shpejtesine derisa e kalon kete segment dhe e shton me pas,,,,se i bie qe te shpetoje 1 person dhe te vrasesh 20 persona te tjere,,,te duket e drejte ty kjo.....?????/ecja behet sipas kushteve te rruges....

    Përgjigju
  • vera: 16/08/2020 14:05

    SHOFERI eshte treguar nje maskara i vertete,,,duhej te ecte me 20 km/ore derisa te mbaronte rradha e makinave ,,pastaj te shtonte shpejtesine,,,nuk eshte e thene qe eshte ambulance dhe te eci me 100km/ore kur mund te te dale nje femije a kushdo....duhet te denohet me 20 vjet burg qe te zene mend te tjeret...

    Përgjigju
    • Shoferi: 16/08/2020 16:03

      Do kisha qef qe ai i semuri ne ambulanc te kishte qen femija yt e te kishte shpetuar femija qe vdiq rahmet past e vajt ne parajs engjelli.ordinere.shoferi ska dadh ta vrasi shoferi ka dash te shoetoj jeten e personit qe po transportonte.mos e bej fajtor se ska ber asnje te keqe me dashje

  • Qytetar: 16/08/2020 12:19

    Ngushellime familjes, humbje e pazevendedueshme! Ndodh ne kaos, ambulanca shpejt, njerezit te lodhur e hutuar nga pritja e gjate. Kombinim fatal! Dhe dicka tjeter, mire ne si shtet dihet si jemi, po keta legena gushtin presin me persekutuar shqiptaret? I duan dhe per hamallik te nesermen. Vazhdoni nderkohe me cd greke ne makina e ahengje...

    Përgjigju
  • Iris: 16/08/2020 00:24

    Gjunah,femija I shkete,por po te shihni pamjet ,shume shqipo te tjere kane dale ne rruge jashte makinave.Eshte e lodhshme te presesh ne makine.S.d.q do ishte mire qe policia te ishte e pranishme gjate gjithe rruges qe te largojne njerezit e sidomos femijet kur ambulancat kalojne aty.

    Përgjigju
  • Rregullorja: 15/08/2020 22:55

    Ka nje ligj sa km/h duhet te udhetoj nje ambulance?ne varesi te rruges(autostrade/rruge nazionale)dhe emergjences qe ka. me duket se nuk lejohet me shume se 70 km/h per rr.nazionale.110 per autostraden.nga perplasja qe duket them se minimumi ka qene me 100-120km/h.engjelli i vogel u prehte ne paqe Por prinderit duhet te bejne nje padi per vrasje nga pakujdesia.ambulanza ka precedence por Jo te mari jete kembesoresh.

    Përgjigju
    • Shoferi: 16/08/2020 16:00

      Ti rregullorja a thuhet gje se kembesori duhet te jete ne mes te autostrades te vijat ndarese te korsis.dmth ne mes te rruges? Femija gjynah ama shoferi ka qen shpejt per te shpetuar nje jet.e te gjith e dim qe ne autostrad sduhet te ket kembesor e nese ka duhet te rrin ne ane tek korsia e emergjences

  • Gimi: 15/08/2020 20:42

    Shum keq per fatkeqsin e ketij engjelli i vogel Jam vet emigrant e Nuk gjykoj te tjeret Nga e keqja kemi ik jo nga qefi se politikanet tane jan gjakpirsa dhe vrases na detyruan qe te lem shqiprine Por nje gje e them Greqia eshte raca me e keqe ne asnjevend tjeter Nuk i trajtojne emigrantet si aty Kam rastesisht te shkoj per pune ne gjith europen Pervec greqi Personalisht i urrej me gjith shpirt E Nuk do boja kaq shum rradhe per te shkuar ne nje vend te mallkuar greqia

    Përgjigju
  • Alb: 15/08/2020 19:55

    Si flasin ca ca pergjegjesie kane qytetaret duhet te ikin ne pune ne vendin e tyre ne shtepin e tyre pse sthot njeri qe shtèti yne edhe e di qe ka kaq shume emigrant ne greqi dhe se ka car koken fare per tiu paraprir situatave te tilla ghithmon qytetari e ka fajin vjen ketu i ziu per turizem patriotik sic thot pashai jone dhe iken i urryer nga bashkekimbesit e vet parazita qe sduhet ta harrojn se me shume mbahen na emigrantet se nga parazitizmi i tyre neper kafe.

    Përgjigju
    • Arbër: 15/08/2020 20:50

      Po profesor

  • Salonica: 15/08/2020 19:44

    Ngushellimet e mia familjes se djalit.Dhimbje e papershkruar... Arsyeja qe ka fluks eshte qe njerezve ju mbaron leja dhe duhet te kthehen ne vendet e punes. Nqs vihen karantine 7 dite kjo do kishte pasoja ekonomike ne familjet e tyre. Pastaj eshte dhe kostoja e testit qe i detyron te ikin. Plus qe eshte dhe frika qe mos jane infektuar dhe nuk kalojne dot kufirin. Shteti grek nuk ka faj. I nxjer lajmerimet dite para se te vihen ne zbatim regullat e reja te cilat nuk perjashtojne asnje shtetas, as greket.Shteti shqiptar duhet te nxjere lajmerime sipas autoriteteve greke. Ketu eshte pergjegjesi personale qe te evitohen udhetimet e panevojshme dhe te kete informim te sakte dhe te shpejte. Megjithate ka njerez qe nuk ju binden regullave dhe veprojne ne koken e tyre, prandaj ka keto pasoja te trishtme. Dhe e fundit, Shqiperia eshte vend me ngarkese te larte epidemiologjike ku nje ne 4-5 teste del pozitiv, keshtu qe eshte normale qe shtetet e tjera te vene kufizime. Te njejten gje beri dhe shqiperia ne fillim te pandemise kur vinte karantine per ata qe vinin nga italia dhe greqia.

    Përgjigju
  • Andres: 15/08/2020 17:46

    O komentusa llogjikoni pak para se te komentonit. Faj kane te gjithe populli dhe shteti bashke.

    Përgjigju
  • Binjaket Dervish: 15/08/2020 16:54

    Shtet kurv.Ministri Jashtem mbyll telefonin.Robt ku i keni pisa qeveritare.

    Përgjigju
  • Arbëri: 15/08/2020 16:39

    Pushtet maskara kemi në , greku LUAN koqe me shqiptarët e q’ka bën pushteti ynë për popullin e vet... i vret në vend se të ndihmojë...!!!

    Përgjigju
    • Al: 15/08/2020 18:56

      Ca thua o arbëri ku po vret? Po populli qa bënë ku shkojnë të gjithë këta si bageëti o buraaa. Ik kërkoj llogari shtetit grekë dhe shtetit kinez e amerikan per pandemin

  • Qytetar: 15/08/2020 15:21

    Përgjegjësi totalisht personale. Kemi disa muaj qe vuajme globalisht pasojat e pandemise, dhe ende nuk jemi me gjendje te ndryshojme rutinen e jetes. Keto pra do jene pasojat e veprimeve te pamatura tonat. Le të kuptojmë, mësojmë dhe reflektojmë nga gabimet tona duke uruar gjë do bëhet më mirë!

    Përgjigju
    • Edi: 15/08/2020 19:46

      Komenti më logjik që kam lexuar.Plotësisht dakort.U pret të në paqe fëmija...

  • BENI: 15/08/2020 14:19

    SHOFER maskara,,,ecen si i terbuar ne nje zone te populluar,,,,,kur me rregullore e ke te ecesh me 15/km ne ore,,,,te denohet me 15 vjet burg ne miniere maskarai...

    Përgjigju
    • Familjar: 17/08/2020 10:49

      Ambulanca nk kishte urgjece Nk kishte pacient ne te Ambulaca po bente taxi duke marr qytetar nga rradha dhe duke i derguar ne dogane Ju qe komentoni mendoni me pare

    • Delinquenti: 15/08/2020 17:13

      O Ben djali po' ne shpresojme te e hecim perpara dhe no te kthehemi mrapa ne kohen e por... AMBULANCA ME SIRENA TE NDEZURA DO TE THOTE NE SHERBIM URGJENCE KA PRECEDENCE dhe stop,eshte prindi qe pergjigjet per minorenin ne kete rast te tjerat jan lloqe rradhe sic jemi mesu ne me bo.

    • Ben pallkaristi: 15/08/2020 16:17

      Ore qeke loqe fare ti. Ambulanca ne sherbim te eci me 15km ne or thot beni. Pi ik o ben loqja

  • BACA I GJETAJVE: 15/08/2020 14:16

    PO PSE O TE URUAR GREKUT PO I HA BARKU PER JU ,,,,ATA KU T'JU MARRIN EUROT ,,KU T'JU RRJEPIN,,,NE QOFTE SE E MBANI MEND PARA 4-5 DITESH GREKET E MBYLLEN KUFIRIN ME QELLIM QE TE KISHTE NGJESHJE,,E KANE BERE ME PARAMENDIM,,TANI DHE E NGADALSUAN QE SHQIPTAREVE TU HYNTE PANIKU DHE TE VININ NE KEMBE NE KUFI,,,NGA ANA TJETER JU PRESIN TAKSITE GREKE QE JUA MASIN KOKEN ME PE,,,KJO QUHET NE SHQIP RRJEPJE,,,SI NE GREQI QE PAGUANI QERATE DHE PUNONI PER 5 LEK,,DHE I BENI XHIRON SUPERMARKETEVE GREKE,,,SHTETI YNE HAJDUT VETEM SHEH DHE NUK CAN KOKEN SE HALLIN E KANE SESI TE MBUSHIN XHPAT PARA ZGJEDHJEVE SE KU I DIHET...

    Përgjigju
  • meri: 15/08/2020 14:10

    Pse kaq shume,ngur e sakrifice per te ikur ne Greqi ???kjo situat ngjan me vitet 9o,atehere njerzit kishin te drejte,kishin qen te izoluat,deshira dhe kurjoziteti per nji jete te lire e me te mire,i detyroi te benin edhe sakrifica duke ven jeten ne rrezik.Ne Shqiperi nuk ka lufte,tel...dhe internet kan te gjithe ,informacioni nuk mungon,pse e torturojne veten keta njerz...???

    Përgjigju
    • pavlo: 17/08/2020 09:13

      Po neve qe jetojme ketu ne Shqiperi mos po vdesim urie po kta njerz qe vershojne ne ket menyr per te vajtur e pastruar halet e grekut duhet t'u mbyllet kufiri fare e te jetojne ne Greqi se pjesa dërmuese e tyre e kan nderruar fen jan konvertuar dhe e kan per mburrje kur behen greke mua as qeni mas mu befte grek

  • Tosi: 15/08/2020 13:38

    Gjith shoferat e ambulancave militant partie kan fut . Gjynah femija i shkret duhet te bej burg ai shofer

    Përgjigju
    • dem: 16/08/2020 08:27

      Dan ti nga britania e madhe me shume se muret e lavazhit ku ke wash the cars ske pare prandaj mos fol broçkulla.Shoferi idjot i paafte dhe kriminel eshte fajtor sikurse dhe prinderit e ketij rahmetliut te cilet jane fajtore njesoj si shoferi qe ju vrau femijen.Si e le djalin ti ne ate moshe pa mbikqyrje aq me teper kur degjon sirena ambulance se ajo nuk erdhi sa hap e mbyll syte te femija beri rruge me shpejtesi para se ta godiste femijen.

    • O dan: 15/08/2020 15:50

      Vdeksh ti qe mallkon te tjeret . Po qe shumica jan militant partie e rrin gjith diten ne lokalin afer spitalit gjysem te dehur ky esht fakt . Dhe qe shumica e shofereve te ambulancave ne tiran i ndezin sirenat kot edhe kur jan vetem duke shku ne shpi me ambulanc dhe ky asht fakt . Te q ropt ku ti kesh

    • Dan: 15/08/2020 14:34

      Shume i zgjuar dhe ti, e di ti se ne britanin e madhe kur ndez sirenat zjarrfiksja po i dole para me makine ka te drejt te te permbledh me te bo cop cop. Sirenat kur ndizen do te thote emergjense, do te thote ti hapesh rrugen me cdo kusht, jo si ne Tirane si ngelet te Shqiponja nje ore me sirena e sja hap kush rrugen,. Boll gjynah per djalin,. U preft ne paqe . Ktu behet fjal per nje tragjedi ti kapesh me Politik. Nje i tille dukesh dhe vet,Militant , si nuk u shkel juve Militanteve si Pd si ps vdekshi te gjithe

  • Shoku: 15/08/2020 13:21

    Ca faji ka shteti ja fusni kot,po pse cdo gje qe behet shteti e ka fajin,aksidente ndodhin ne cdo vend me ambulance,eshte fati i keq i kesaj familje dhe i femijes.Te gjithe duhet te jene pergjegjes po mos shkonin ne kete kohe pandemie ne shqiperi mbase nuk do ti ndodhte kjo,shqiptaret duhet te fillojne te kuptojne se ku duhet te marrin pergjegjesite e tyre me ato qe bejne pastaj tja vejne fajin shtetit per cdo gje.Koha shtetit ka mbaruar me ikjen e komunizmit ku per cdo gje ankoheshin ne shtet.

    Përgjigju
  • Emigranti: 15/08/2020 12:43

    Gjynaf x femijen ambulanca ska faj. Kto jan mamat e reja qe rrin ne fb dhe harrojn femijet.

    Përgjigju
  • Kurtulaj: 15/08/2020 12:38

    Mos mo keq si esht katandisur ai vend, vetem ne shqiperi, nigjon e Zuri ambulanca, e zuri policia,jane tap topit, krejt shoferat, ngushllime familjes,vetem zoti ishalla ban naj gja se sa per njerzit ai vend ka mbarua, si Zimbabwe, sa inad me vjen, mbetme rrugave botes, Albania ❤️

    Përgjigju
  • Une: 15/08/2020 12:33

    Keta qe presin ne rradhe jane me pashaporta greke ose me leje qendrimi ne Greqi. Shtetsave shqiptare nuk u lejhet te hyjne per shkak te virusit. Pra, jane edhe pergjegjsi e shtetit Grek. Patjeter qe shteti shqiptare duhet te bej dhe te bente me shume por njerezit duhet ta kuptojne qe nuk kane perse presin ne rradhe 3-4 dite me femijet. Duhet te marrin pergjegjesit vet, te ikin neper shtepite e tyre e te kthehen me vone pas 1 jave apo dy.

    Përgjigju
  • luli: 15/08/2020 12:32

    Po fare faj ka shteti kur echte e Karte ce njerzit mos te udhtojne pa lidje nga nje vend ke tjetri per qef ne nje situate pandemie che eshte phone parte nga palet se cfare duhet per te kaluar kufinin ti boshin pushimet ne greqi edhe mos ti kerkojne llogari shtetit

    Përgjigju
  • Ju ka marre zoti mendte dhe e gdhini rrugeve per te shkuar ne ate fare Greqie: 15/08/2020 12:22

    Po pse ktheheni ne kete vape ne Greqi o debila. Prisni te bjere vapa dhe shkoni me vrap ne Greqine tuaj. Se mos atje eshte me mire. Ka kovid edhe atje. Po te pakten shkoni me pak freskllëk.

    Përgjigju
    • Sufllaqe: 15/08/2020 14:12

      Sufllaqet e kane punen flexibel. E vendosin vete orarin

  • mond: 15/08/2020 12:16

    keto pamje nuk kane pershrkim, viti 2020 dhe njerezit akoma ne radha!!!!! ok, Greqia ben punen e saj por dhe ne si popull i kemi pak qejf radhat , dyndjet, rremujat.Po cdoni o njerez qe shtrengoheni si diukur? iku ajo kohe qe nuk kthehet me, ktheheshit ose iknit te gjithe njeheresh dhe pritje pa fund radhave, e shikoni dhe degjoni qe ka radha ne dogane dhe ju perseri kembengulni ne 40 grade a thua se po shkoni ne parajse!!! po kthehuni ne shtepite tuaja dhe rrini si njerez, kur te normalizohet situata vazhdoni, dhe nqs e gjitha kjo behet se nuk doni te paguani tamponin dy dite me vone?? atehere kjo ka nje cmim tjeter te cilin po e paguani, mjere ajo familje dhe te nxjerrin mesim te tjeret.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 15/08/2020 12:00

    Ngushellime familjes,humbja e jetes gjithmon eshte dhimbje dhe nuk ka asnje ngushellim per familjen por dhe ta politizosh me duket pak e ekzaxhirume dhe nje here NGUSHELLIME PER ATE ENGJELL TE VOGEL.

    Përgjigju
  • Oliver: 15/08/2020 11:37

    Gjynaf, po vdesin njerzit kot pa lidhje per te shkuar ne greqi. Po kthehuni mprapa sa te qetesohet gjendja pse kemngulni kaq shume per te shkuar ne greqi o o o popull aty eshte greqia nuk levize.

    Përgjigju
  • Mali: 15/08/2020 11:24

    Fajin se pari e ka shteti yne qe nuk hap pune ketu po i detyron popullin tone te emigroje,,,edhe se dyti greku qe tallet me ne...kthehun8 o njerez qe te pernbysim keta maskarenj qe po na vjedhin te ardhmen e femijeve tane...

    Përgjigju
  • Njeri: 15/08/2020 11:19

    Minimumi Cakaj te jap dorheqjen bashk me ministrin e shendetsise!!!!!!!!!!

    Përgjigju
    • Leshko: 15/08/2020 11:49

      Minimumi ty nuk duhet te kesh tel.duhet te vihet nje ligje qe injorantve mos tu jepet tel ne dore se bejn keq ne shoqeri me injorancen qe kane ne tru

  • Pandeli: 15/08/2020 11:15

    O Zot

    Përgjigju
  • Aldo: 15/08/2020 11:11

    Faji i nenes qe leshon femijen,jo i ambulances qe shkon tek i semuri

    Përgjigju
    • Shoferi: 15/08/2020 20:43

      O martin ambulanca ka qen ne krahun tjeter duke u kthyer nga kakavija.gjynaf femija e zoti e marrt pran por cdote ai ne mes te rruges te vijat e bardha aq me teper kur sirena degjihet 1km larg?shiko foto.vendin ku esht perplas femina krahun e ambulances qe esht perplasur pastaj dil ne konkluzion.shoferi i ambulances dhe infermieret prandaj paguhen qe njari ta coj sa me shpejt ne spital e tjetri ta mbaj ne jet deri sa te arrij ne spital.faji esht jetim.ne kete rast

    • Martin Shtjefni: 15/08/2020 13:38

      Ku e pe nenen ti zotni qe leshoi femijen..mos fol kot pa dit asnji gja..ambulanca 5000 makina rresht ne vend..nuk mund te ecesh si vetetima se dikush do te dale perpara...shpeto nje e vrit nje tjeter...sa per dijeni e kam komshi ket fatkeqin...

    • LORA: 15/08/2020 12:15

      E pranoj paoergjegjshmerine e nenes se femijes vetem prej lodhjes strapacuese te pritjes ekstreme. Dhimbje e thelle per femijen e gjore. Nuk di ndonje vit kur vajtje-ardhjet e emigranteve shqiptare ne kufirin me Greqine te behen ne kushte te mirfillta normaliteti dhe respekti te te drejtave humane. Pergjegjesia eshte e qarte;pala greke qe ben politike, ne kurriz te qytetarve te thjeshte.

  • Shqiperia e mjer: 15/08/2020 11:02

    O zot i madh, vetem kjo nuk duhet te ndodhte. Nuk kam fjal

    Përgjigju
    • leli: 15/08/2020 11:16

      Te kishte vrare politikanet .ramen meten salen rrucin.ku jane pse mbeshihen.apo mos u heq greku karriket. Turp qe vazhdojn pushimet ne kete dite zie

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës