Transferimi i ASA në Akademinë e Shkencave, arkeologët amerikanë letër të hapur qeverisë: Jemi të shqetësuar, shton burokracinë

Transferimi i ASA në Akademinë e Shkencave, arkeologët amerikanë letër të hapur qeverisë: Jemi të shqetësuar, shton burokracinë

Foto ilustruese

Një grup arkeologësh amerikanë kanë dërguar një letër të hapur ndaj qeverisë shqiptare në kuadër të transferimit të ASA në Akademinë e Shkencave. Në letër renditen një sërë shqetësimesh sa i takon këtij vendimi të ndërmarr nga Këshilli i Ministrave. 

Letra e plotë:

8 qershor 2023

Ne, të nënshkruarit, me këtë letër shprehim kundërshtimin tonë të fortë ndaj planit të njëanshëm të qeverisë shqiptare për shpërbërjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike (AAS), duke përfshirë Institutin e Arkeologjisë dhe për ta rikrijuar atë në kuadër të Akademisë së Shkencave.

Ne jemi arkeologë që punojmë në universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në institucione të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi kryer kërkime arkeologjike të përbashkëta në Shqipëri, duke punuar me arkeologë nga Instituti i Arkeologjisë, disa prej nesh për shumë dekada. Kështu që ne ndihemi të kualifikuar për ta gjykuar këtë plan dhe efektet e tij të mundshme në praktikën e kërkimit arkeologjik në Shqipëri në përgjithësi dhe në bashkëpunim me arkeologët amerikanë në veçanti.

Jemi veçanërisht të shqetësuar:

SE arkeologët e Institutit të Arkeologjisë nuk janë konsultuar rigorozisht lidhur me këtë plan, i cili do të ndikojë fuqishëm tek ata dhe tek aftësia për të kryer punën e tyre;

SE zhvendosja e ASA-s dhe Institutit të Arkeologjisë në Akademinë e Shkencave pa marrëveshje të ndërsjellë, do të shtojë një shtresë burokracie më shumë dhe mbikëqyrjeje, duke e mbytur lirinë akademike dhe kërkimin inovativ; dhe

SE efektet e këtij plani në burimet, buxhetet dhe personelin e Institutit të Arkeologjisë nuk janë bërë të ditura plotësisht.

Për këto arsye, ne e nxitim fuqimisht qeverinë shqiptare të rishqyrtojë planin në lidhje me të ardhmen e ASA-s dhe në vend të kësaj të angazhojë anëtarët e saj në diskutime të hapura për mënyrën më të mirë për t’i mbështetur ata, me qëllim që studimet albanologjike në Shqipëri, përfshirë arkeologjinë, të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Në vitet e fundit, arkeologjia shqiptare, e udhëhequr nga arkeologët e Institutit të Arkeologjisë, ka zënë më në fund vendin e saj të merituar në skenën ndërkombëtare. Ne jemi të shqetësuar se zhvendosja e ASA-s në Akademinë e Shkencave do të prishë këtë sens të ri të vrullit.

Në vitin 2021 u nënshkrua me Shtetet e Bashkuara Marrëveshja e Pronës Kulturore për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike shqiptare. Ky memorandum do të sjellë jo pak interes dhe investim për arkeologjinë shqiptare nga ana e arkeologëve amerikanë. Si kundërpërgjigje, qeveria shqiptare duhet të zgjerojë mundësitë për bashkëpunim ndërmjet amerikanëve dhe arkeologëve shqiptarë, në kuadër të një instituti të pavarur kushtuar kërkimit të pastër arkeologjik, duke mos kufizuar mundësi të tilla.

Në të vërtetë, kur realizohen mundësitë për bashkëpunim të hapur mes arkeologëve amerikanë dhe shqiptarë, ndodhin gjëra të mira. Për shembull, artefaktet shqiptare janë paraqitur dukshëm në “Mbretërit e Parë të Evropës”, një ekspozitë ndërkombëtare që u hap kohët e fundit në Muzeun e Historisë Natyrore në Çikago, Illinois. Çdo komb i Ballkanit merr pjesë në këtë ekspozitë, përfshirë Shqipërinë, dhe pjesëmarrja e Shqipërisë nuk do të kishte ndodhur pa lidhjet e krijuara midis arkeologëve amerikanë dhe shqiptarë në Institutin e Arkeologjisë. Sipas mendimit tonë, duke pasur parasysh suksesin e kësaj ekspozite, Instituti i Arkeologjisë, stafi duhet të ishte vlerësuar për punën dhe përkushtimin e tij të palodhur, jo t’i nënshtrohej një plani për shpërbërje dhe riorganizim, për të cilin ata vetë nuk kanë rënë kurrë dakord.

Për ta mbyllur, e shkruam këtë letër sepse mbetemi të emocionuar dhe të përkushtuar ndaj arkeologjisë shqiptare. Kolegët tanë në Institutin Shqiptar të Arkeologjisë kanë ndarë me ne trashëgiminë e jashtëzakonshme arkeologjike të Shqipërisë, duke na lejuar që të marrim pjesë në studimin e saj, një nder dhe privilegj që nuk mund ta shpërblejmë kurrë plotësisht. Shpresojmë që plani për transferimin e ASA-s në Akademinë e Shkencave do të rishqyrtohet dhe në vend të tij do të ndiqet një dialog i sinqertë për të ardhmen e arkeologjisë shqiptare, duke përfshirë arkeologët nga Instituti i Arkeologjisë."-përfundon letra. 

Këshilli i Ministrave, ka vendosur transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike në Akademinë e Shkencave. Në një deklaratë për mediat ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se një vendim i tillë ishte i domosdoshëm për rritjen e nivelit të kërkimit shkencor, duke theksuar se ASA si institucion nuk ishte i akredituar ndërsa prej 8 vitesh nuk kishte regjistruar asnjë student.

Vendimi u përshëndet nga Akademia e Shkencave. Ndërsa në një deklaratë, senati i ASA-s tha se vendimi i Këshillit të Ministrave është tërësisht politik, duke e konsideruar si dëm shumë të madh për kërkimin shkencor si dhe për marrëveshjet ndërkombëtare të firmosura me institucionet e huaja.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Buda: 11/07/2023 18:02

    Kthimi i instituteve te AkADEMISE SE SHKENCAVE nuk e shton burokracine, perkundrazi, e thjeshteson dhe e perqendron ne nje kontabilitet dhe llogari. Asnje veper e denje ketu e 15 vjet, pervec Historise se Zogizmit ne Shqiperi. Drejtuesit e Akademsie se Studimeve Albanologjike kane blere te gjithe apartamente e vila ne Pogradec. Ku i gjeten leket?!

    Përgjigju
  • Bandi: 08/06/2023 22:19

    Si shpjegohet o Maksi dhe Eri qe greket ndihen kaq te shqetesuar ndaj dhe te kercenuar nga cdo gjetje arkeologjike ne Shqiperi? Shume te fiksuar jane, qe te pengojne me hir dhe pahir lidhjen Shqiptare me ate Ilire? Pse valle? Thua jane kaq komb fallco dhe bq? Leri serbet, se ato jane vk! Situate te cuditshme qe kemi ne rajon. Dy kombe (serbet dhe greket) te krijuara nga kisha e stambollit ne menyre frankenshtaneske, qe kane bazuar kryekeput “madheshtine” e tyre ne bemat historike Ilire dhe Shqiptare, si dhe kane themeluar egzistencen e tyre kombetare ne “zhdukjen” ose “mosqenien” e kombit Shqiptar. Ja nje pyetje per te mencurit e ketij forumi. Nese Leka i math thote qe jam Ilir dhe thote qe ka krijuar gerrqine. Ku ishin dhe c’po benin gerrkit kur Leka i math krijonte gerrqine? S’ma do mendja qe do te kene qene duke bere sufllaqe!

    Përgjigju
  • Maks: 08/06/2023 16:00

    Po mir mor zotrinj arkeolog amerikan dhe ketu do fusni hundet ju Kerkimet qe keni bere i beni te njeanshme Preferoni gjetjet arkeologjike shqiptare si kultur greke Beni mir te zbatoni ligjet shqiptare ose ikni ne vendin tuaj dhe zbuloni kulturen e te pareve tuaj qe jane indianet

    Përgjigju
  • Eri: 08/06/2023 13:17

    Pa tjeter keta te ashtu-quajtur arkeologe amerikane jane pjese ose te nxitur nga lobi grek. Ne cdo nderhyrje nga jashte ne punet tona te mbrendshme duhet supozuar dora e grekeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë për Mario Mitaj, Lokomotiva rrit çmimin e mbrojtësit të Kombëtares

Juventusi në garë për Mario Mitaj, Lokomotiva rrit çmimin e mbrojtësit të Kombëtares