Gjinushi përballë medies për ‘Albanologjinë': Transferimin në Akademi e votoi dhe Kadare! Buxhetin e ASA-s do e menaxhojmë ne! E vërteta për Kosovën dhe Fjalorin Shqip

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi tha se vendimi i ministrisë së Arsimit për transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike do të rrisë kapacitetin intelektual në kërkimin shkencor shqiptar.

Ai tha se ASA kishte mundësinë ose të kthehej në shkollë të lartë ose të dilte nga ai institucion, duke u bashkuar me Akademinë e Shkencave. Sipas Gjinushit, vetë Akademia e Studimeve Albanalogjike nuk e donte diçka të tillë, pra kthimin në institucion të arsimit të lartë sepse në këtë mënyrë vendi mbetej pa institut albanologjik.

“Këtë herë do punohet pë të rritur kapacitetin intelektual në kërkimin shkencor në tërësi. Ardhja e ASA-s pranë nesh lehtëson punën shkencore. Ligji për arsimin e lartë rregullon funksionimin e shkollave të larta. Atëherë ASA sduhet të zgjidhte ose të bëhet shkollë e lartë ose të dalë nga institucionit. Pjesën e shkollës së lartë ASA nuk e do as vetë. Sepse ajo do e linte Shqipërinë pa Institute Albanalogjike.

Ndërsa theksoi se një vendim i tillë nuk do të thotë mbyllje e Akademisë së Studimeve Albanalogjike por transferim i instituteve të këtij institucioni.

Ditën e djeshme Këshilli i Ministrave, ka vendosur transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike në Akademinë e Shkencave. Në një deklaratë për mediat ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se një vendim i tillë ishte i domosdoshëm për rritjen e nivelit të kërkimit shkencor, duke theksuar se ASA si institucion nuk ishte i akredituar ndërsa prej 8 vitesh nuk kishte regjistruar asnjë student.

Vendimi u përshëndet nga Akademia e Shkencave. Ndërsa në një deklaratë, senati i ASA-s tha se vendimi i Këshillit të Ministrave është tërësisht politik, duke e konsideruar si dëm shumë të madh për kërkimin shkencor si dhe për marrëveshjet ndërkombëtare të firmosura me institucionet e huaja.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cabsj: 01/06/2023 19:25

    Uehhh. Kapacitet intelektual thote Gjinushua. Ja dhe nje nga shume efektet anesore te persekutimit te intelektualitetit dhe zgjuarsise nga qeverite “dashamirese” kombetare qysh ne 1944. Gjinushi dhe intelektualizmi i tij eshte si gamori dhe miresjellja e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën