Transmetimi i energjisë, OST parashikon 134 milionë euro investime në planin 3 vjeçar

Transmetimi i energjisë, OST parashikon 134 milionë euro investime në planin 3 vjeçar

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) pranon se pavarësisht investimeve të bëra në rrjet cit pas viti nevoja për projekte të reja mbetet e lartë për shkak të shtimit të kapaciteteve të reja prodhuese që po rriten dita-ditës.

Teksa për momentin investimet janë të pezulluara për shkak të gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji të vendit dhe lejohen vetëm ndërhyrjet e nevojshme për vitet në vazhdim OST ka parashikuar të paktën 134 milionë euro në këtë zë.

Të paktën kështu rezulton në aplikimin e bërë nga kompania pranë ERE-s ku ka argumentuar edhe nevojën e saj për rishikim të tarifës thuajse me një dyfishim.

“Gjatë viteve 2022-2024 OST sha.a parashikon të kryejë rreth 16.5 miliardë lekë investime, nga të cilat 44.3 për qind të financuara me fonde të huaja ndërsa pjesa tjetër me fondet e OST” nënvizon OST.

Por cilat janë në fakt projektet me fonde të huaja.

I pari sipas OST është program i eficencës së energjisë të sektorit të transmetimit Loti 1 nënstacionet dhe Loti 2  linjat. Ky projekt financohet me një kredi 40 milionë euro të akorduar nga qeveria gjermane përmes bankës kfW. E dyta është ndërtimi i linjës 400 kv  Shqipëri-Maqedoni si dhe zgjerimi i nënstacioneve Elbasan 2 dhe Fier. Financimi i këtij projekti mbështetet gjithashtu nga qeveria gjermane me një kredi zhvillimi 50 milionë euro si dhe një grant 13.7 milionë euro nga Korniza e Investimeve.

Kujtojmë që vetëm dy ditë më pare Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e ndërtimit për lotin e parë të këtij projekti teksa loti i dytë është në fazë projektimi.

Një tjetër investim është ai i linjës së re 110 kv Fier-Hoxharë si dhe ndërtimi i linjës së re kabllore Tirana1-Qendër.

OST vlerëson se ka një nevojë në rritje për investime në rrjet për shkak se një pjesë e tij është amortizuar dhe ka edhe mbi 50 vite në funksion.

“Pjesa më e madhe e rrjetit 110 kv përfshin linjat dhe nënstacionet e lidhur me të që kanë tashmë një periudhë shfrytëzimi rreth 50 vjeçare. OST gjithmonë ka mundur të transmetojë gjenerimin e plotë të vendit pa asnjë kufizim dhe me nivel të lartë sigurie por në vitet e fundit jemi gjendur përballë një rritjeje të gjenerimit të vendit me 30 për qind më të lartë nga ajo e maksimumit të arritur më parë. Praktika e operimit në këtë situatë nxori në pah disa nyje kritike të sistemit të transmetimit” nënvizon OST./ Monitor

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit: U qëllova për shkak të detyrës! Arrestohet autori