Transparenca e zgjedhjeve, është armiku real i Lulzim Bashës

Transparenca e zgjedhjeve, është armiku real i Lulzim Bashës

Kreu i PD Lulzim Basha

Lulzim Basha po përpiqet të bëjë sikur kërkon transparencë për 9 qarqe të Shqipërisë, ku komisionerët e vet nuk kanë ankimuar asnjë rast. Përmes supozimeve politike dhe perceptimeve që i kanë lindur më 27 prill, kur u bind që humbi, ai po përpiqet të ngrejë një stuhi në gotë, që shpreson të mbajë deri në korrik, sa të mbarojë problemet brenda partisë.

Ky është halli i tij. Mund të jemi mirëkuptues apo refuzues ndaj këtij halli, por e vetmja gjë e sigurtë është se armiku më i madh i këtij halli, është transparenca e zgjedhjeve.

Çdo ankim ligjor i Lulzim Bashës që mbështetet në Kodin Zgjedhor dhe që ka prova, duhet verifikuar deri në fund, pasi kjo nuk dëmton zgjedhjet, pro dëmton në mënyrë të pakthyeshme alibinë që ai kërkon për humbjen e zgjedhjeve.

Spekulimet mbi blerjen e votave, ku gjatë fushatës u kapën vetëm blerës të LSI-së, mund të shërbejnë vetëm për të burgosur LSI.

Dhuna në zgjedhje, ka patur një kulm të saj dhe kulmi është kur një i rekrutuar nga PD prej Tropoje, vrau në Elbasan në emër të Lulzim Bashës. Në çdo rrethanë tjetër, sikur ky të ishte i rekrutuar nga PS dhe të kishte vrarë dikë nga PD, Shqipëria do kishte marrë flakë.

Tani duhet të dëgjojmë dhe vrasësit të ankohen për dhunë.

Kërcënimet në zgjedhje kanë arritur kulmin me deklaratat e Xhelal Mziut, i cili u premtonte publikisht qytetarëve se jemi gati të vrasim si në Elbasan, një kërcënim që duhet të merret seriozisht, për t’i nisur çështje penale për kërcënim me vdekje në proces zgjedhor.

Tani duhet të dëgjojmë dhe kërcënuesit të ndjehen të kërcënuar, pse nuk u tremb pala kundërshtare.

Strategjia e PD ishte e mbështetur tërësisht mbi dhunimin e votës, mbi vrasjet si shantazh dhe kërcënimet për vrasje, për frikësim dhe revansh, dhe falë kësaj strategjie ata humbën.

Po të kishin fituar, larg qoftë, në Shqipëri do të instalohej një precedent fashist, që pushteti mund të merret duke vrarë veprimtarë të kundërshtarëve dhe duke kërcënuar me vrasje.

Tani meqë ata dështuan edhe me vrasje, edhe me kërcënime për vrasje, edhe me blerje votash, të gjitha ato që nuk realizuan dot, po përpiqen t’i paraqesin si probleme të fituesit.

Edi Rama nuk ka vrarë askënd në  zgjedhje dhe jo vetëm në këto zgjedhje, por çdo palë zgjedhje. Ilir Meta ka vrarë rregullisht dhe në ditë zgjedhjesh, së bashku me Saliun.

Asnjë socialist nuk ka kërcënuar se do të vrasë si në Elbasan, për të mbrojtur votat.

Asnjë socialist nuk është kapur duke blerë vota si ata të LSI, që ishin pjesa më agresive e opozitës.

Hetimi i vrasjes së Elbasanit për llogari të PD, hetimi i Xhelal Mziut si kërcënues me vdekje për kundërshtarët, hetimi i çdo rasti të kapur të blerjes së votës, dhe hetimi i çdo flete votimi të pavlefshme, ku 70 për qind janë të Partisë Socialiste, nga të cilat ka humbur 4 mandate, mund t’i shtojnë ndonjë mandat socialistëve, por mbi të gjitha, do t’i heqin çdo argument Luzlim Bashës për të shpëtuar nga përgjegjësia  e humbjes.

Dhe ai e di mirë këtë. Ndaj nuk ka bërë kërkesë për transparencë, por ka bërë kërkesa për pazar politik, duke kërkuar zgjedhje në tavolinë në 9 qarqe, ku ka humbur. Pra është e qartë se do shkak të mos hetohen zgjedhjet, por të ketë ai një arsye për t’u shpjeguar të vetëve, se këta nuk i hetuan zgjedhjet.

Është thjeshtë një kërkesë politike, që nuk ka lidhje me transparencën, por me frikën nga transparenca e zgjedhjeve. Dhe këtë hall e ka deri në korrik. Pastaj pas dy vjetësh në zgjedhjet locale, do dëgjojmë gjëra të tilla përsëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 11/05/2021 05:14

    E po po sfitova un se dihet ajo pun un e dua sesben fitoren si gjithmon zgjedhjet sjan ber mir. Jan vjdhur. E ne fakt provat i ka dhen. Duhet ti vjdhesh dite per diell qe .mos te quhen te vjedhura si ne vitin 2011. E ku ne mes te Tiranes. E megjithate do mesoj si tarja duke germuar e do gjej qenin e ngordhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut