Transport inertesh në mënyrë të paligjshme, gjobiten me 4 milionë lekë dy subjekte në Vlorë

Transport inertesh në mënyrë të paligjshme, gjobiten me 4 milionë lekë dy subjekte në Vlorë

Foto ilustruese

Prej disa ditësh Report TV ka denoncuar ndotjen e mjedisit në disa zona të vendit, ndërsa policia ka nisur aksionin në terren për të ndëshkuar ndotësit.

Në Vlorë janë gjobitur me vlerën e 4.000.000 lekëve të rinj dy subjekte në zonën e Bunavisë (2.000.000 secili). Sipas policisë këto dy subjekte vazhdonin aktivitetin e tyre edhe pse i ishte pezulluar leja e shfrytëzimit.

"Dy subjekte të Impianteve të Përpunimit të Inerteve, me administratorët përkatës Fatmir Hodaj. dhe Vasil Dema, në zonën e quajtur Bunavi nëVlorë, kanë përpunuar dhe transportuar inerte në mënyrë të paligjshme, pasi iu është pezulluar leja e shfrytëzimit të aktivitetit të tyre, dhe pa leje mjedisore", thuhet në njoftimin e policisë.

Vasil Dema, pronari i kompanisë SO.MA.TA ka qenë i dënuar nga gjykata e Vlorës për me 1 vit burg për “Shkatërrim të pronës me mjete të tjera” dhe “Falsifikim të dokumenteve”, dënim i cili është konvertuar  me 150 orë punë te detyruar në  bashkinë e Vlorës.

Ndaj administratorëve të këtyre subjekteve, ka nisur hetimi për veprën penale "Shpërdorimi i tokës".

Teksa IKMT u kërkon qytetarëve të denoncojnë në 112 për situatat që do të shohin lidhur me krimin mjedisor, IKMT mjafton të dëgjojë denoncimet e bëra periodikisht në Report TV.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ylli: 29/05/2020 15:38

    Ore po mirë po cu bë me ato makinat luksoze qe labet i leshuan në det si skafe keni ndonje informacion?

    Përgjigju
    • Niku: 29/05/2020 17:27

      I kemi në garazh dalim kur na vijnë miqtë,,, pse ti beson ofl???

  • Entela Rushiti: 29/05/2020 15:08

    Bravo Drejtoria e mjedisit.Ka Zot aty

    Përgjigju
  • Dangellia efgjiti çole: 29/05/2020 13:00

    Vlonjate legene

    Përgjigju
    • Faqedjeguri: 29/05/2020 15:25

      Me i madhi patriot nder vlonjatet patriote eshte Mihale Kokedhimaqe ndoqi diversantet e huaj mbi kapo të makines

  • Fredi: 29/05/2020 09:01

    Paudhsi vlonjatsh t paudhe! Menjen ke paudhsia e kan. Asigjo tmir nuk bojn!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?