Transportonin disa sirianë, arrestohen 2 persona në aksin Gjirokastër-Kakavijë! Emigrantët kishin qëllim kalimin drejt Malit të Zi (VIDEO)

GJIROKASTËR - 2 persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër teksa u kapën duke transportuar disa emigrantë të paligjshëm.

Në pranga u vendosën Sokrat Dedaj nga Mirëdita dhe Stiljan Bakiu nga Kuçova të cilët u kapën në afërsi të fshatit Haskovë, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Ata po transportonin disa emigrantë sirianë të cilët kishin hyrë në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër.

Destinacioni i tyre përfundimtar ishte kalimi drejt Malit të Zi.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    10 vjet më pas, a është bërë drejtësi për 21 janarin?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

‘A do votoni PD?'! Fushata derë më derë e Bashës për të matur votën e qytetarëve, Report Tv zbardh pyetësorin