Transportonte 4 sirianë/ Shoferja në Korçë nuk i ndalon policisë, makina përfundon në kanal

KORCË - Një makinë që transportonte 4 refugjatë sirianë, e drejtuar nga një vajzë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, pasi shoferi nuk iu bind patrullës së policisë për të ndaluar.

Duke ditur që ishte në paligjshmëri me klandestinë të paligjshëm, shoferja ka tentuar t'i ikë policisë, por ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në kanal. Për pasojë, 2 prej refugjatëve sirianë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe po marrin trajtim në spitalin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Korçës në rrugën Dishnicë-Çiflig rreth orës 21:25. Drejtuesja e automjetit Citroen me inicialet F.D është ndaluar nga policia

"Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thotë policia.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin