Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, vihet në pranga 38-vjeçari në Himarë

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, vihet në pranga 38-vjeçari në Himarë

Foto ilustruese

Policia e Himarës ka venë në pranga një 38-vjeçar pasi kundrejt parave transportonte emigrant të paligjshëm.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. H., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shtetasi A. H. është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e tij, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në tentativë për t’u larguar me qëllim shmangien e kontrollit nga shërbimet e Policisë, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H. dhe kontrollit në automjetin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një shumë parash (lekë dhe euro) të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e jashtëligjshme dhe një aparat celular.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim dhe një shtetas, i dyshuar si bashkëpuntor për këtë veprimtari kriminale, të dhënat e të cilit, për arsye hetimi nuk bëhen publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës, 'tërbohet' Daçiç: Ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës, 'tërbohet' Daçiç: Ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës