Tre arsye pse jemi të uritur gjatë gjithë kohës

Tre arsye pse jemi të uritur gjatë gjithë kohës

Foto ilustruese

Një nga ankesat më të zakonshme të atyre që përpiqen të humbin peshë është se vazhdimisht ndihen të uritur, kështu që shpesh konsumojnë ushqime jo të shëndetshme.

Por cilët janë faktorët që ndikojnë në ndjesisnë e urisë së vazhdueshme?

Mungesa e gjumit
Tek shumë njerëz mungesa e gjumit mund të çojë në një rritje të ndjenjës së urisë dhe kjo për shkak se hormonet natyrore të trupit janë të çrregulluara. Kështu, si rezultat, ata mund të ndjejnë papritur një paaftësi për t’i rezistuar ushqimeve të shijshme, duke rezultuar në shtim në peshë.

Marrja e pamjaftueshme e ujit
Pirja e ujit është thelbësorë për të frenuar oreksin e dikujt për ushqim pasi shkakton ngopje. Sipas hulumtimeve të kryera, femrat që kanë konsumuar gjysmë litër ujë 30 minuta para drekës, pas një periudhe prej tetë javësh, kanë ulur ndjesinë e urisë së tepërt dhe kanë humbur peshë.

Marrja e lartë e sheqerit
Studime të ndryshme kanë konfirmuar se marrja e tepërt e sheqerit duket se rrit oreksin, pikërisht sepse shkakton më shumë prodhim të grelinës. Pra, me uljen e marrjes së sheqerit, zvogëlohet edhe dëshira e vazhdueshme për të ngrënë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naim: 24/11/2024 05:21

    Metformin 500mg n'tre ditë nji tabletë dhe shmangëje e sheqerit, produkteve nga gruri ,domtja, qumshti... Insisto arra,badem, lajthi, mel(i mrekullueshêm) , vajguri në esull nji gram e mban nëpër dhëmb, nuk e pshtyn(ç'do ditë, mahnitës. Dikur pas dy muajve e kombinon mevaj ulliri linu apo vaj te fares nigella sativa). Faliminderit përforcovainformatat nga ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

'Politika duhet të ndahet nga krimi', Basha: Aleanca e Ramës me Çyrbet ka bllokuar ligjin për vetting-un e politikanëve

'Politika duhet të ndahet nga krimi', Basha: Aleanca e Ramës me Çyrbet ka bllokuar ligjin për vetting-un e politikanëve