'Asi nën mëngë' i Berishës? Tre deputetët e PD të përjashtuar nga Alibeaj formojnë një tjetër koalicion për zgjedhjet e 14 majit

'Asi nën mëngë' i Berishës? Tre deputetët e PD të përjashtuar nga Alibeaj formojnë një tjetër koalicion për zgjedhjet e 14 majit

Edmond Spaho, Luan Baçi dhe Tritan Shehu

TIRANË- Në një kohë kur në Kuvend kanë bërë me muaj të tërë luftë duke thënë se nuk janë deputet të pavarur, por të  Partisë Demokratike, Edmond Spaho, Luan Baçi dhe Tritan Shehu e kanë shfrytëzuar përjashtimin nga Enkelejd Alibeaj për të hedhur firmat për krijimi e një koaliiconi tjetër opozitar. Më konkretisht, Tritan Shehu ka shkuar me Partinë “Bashkimi Liberal Demokrat”, Edmond Spaho te “Bashkimi Demokrat” dhe Luan Baçi te “Balli Kombëtar”. Me këtë lëvizje ato kanë ndihmuar krijimi e një koalicioni tjetër.

Kjo sepse sipas ligjit kandidatët për kryetar Bashkie dhe Këshillat Bashkiak të paraqitur nga parti që nuk kanë një mandat në Kuvend siç është rasti konkret, duhet të mbledhin jo më shumë se 3000 firma. Mirëpo, për të shpëtuar nga një gjë e tillë, sepse sot ora 12:00 është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve, 3 deputetët e përjashtuar kanë kaluar në logon e 3 partive të reja duke bërë të mundur që të krijohet koalicioni “Aleanca Liberale e Djathtë”. Që do të thotë këto tre parti, pra Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat, duke marrë firmat e tre deputetëve, konsiderohen parti parlamentare dhe për pasojë nuk e kanë me detyrimin mbledhjen e firmave për të kandiduar me listat e tyre në zgjedhje.

Kjo duket si një zgjedhjet taktike e Sali Berishës, sepse listat e këtyre partive për këshilltarët bashkiake mund të përdoren nga Partia Demokratike e Berishës për të futur kandidatët potencialë fitues, të cilët kanë mbetur jashtë nga lista kryesore e koalicionit opozitar, për shkak se ajo listë do të ketë në përbërjen e saj kandidatë nga grupimi i Berishës si dhe përfaqësues të Metës, Dules dhe Ndokës.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Hyri në konsullatën iraniane dhe kërcënoi se do shpërthente veten me eksploziv, ja momenti i arrestimit të atentatorit

VIDEO/ Hyri në konsullatën iraniane dhe kërcënoi se do shpërthente veten me eksploziv, ja momenti i arrestimit të atentatorit