Tre gjyqtarët 'kap ça të kapim'! Ja si ndryshoi akuza për vrasësin e 'Gysit të Vlorës' në sy të këngëtares

Ergys Gjioveshaj

VLORË- Gjykata e Apelit Vlorë, ka vendosur të ndryshojë rrënjësisht pozicionin penal të Arianit Kondit, njeriun që ekzekutoi me 6 plumba 33-vjeçarin Ergys Gjioveshaj, duke i ndryshuar akuzën dhe njëkohësisht dënimin, nga 20 vite që dha Shkalla e Parë, në 12 vite, që në përfundim për shkak të gjykimit të shkurtuar, shkojnë 8 vite.

Ngjarja ka ndodhur në 20 prill 2017 në një lokal në prani edhe të një këngëtareje të muzikës popullore në Vlorë, ku viktima dhe autori i krimit ndodheshin të pranishëm. Një javë më parë "Shqiptarja.com" paralajmëroi se gjykata e Apelit Vlorë ishte duke përgatitur ndryshimin e akuzës për Arianit Kondin, njeriun kryesor që ekzekutoi Gjioveshaj dhe që për momentin ndodhet në kërkim nga policia.

Në këtë rast gjykimi është me vend shprehja "Kap Ça të Kapim", pasi treshja e gjyqtarëve të Apelit Vlorë Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Klodiana Xhyzari, kanë vendosur t'i ndryshojnë akuzat ndaj të pandehurit Arianit Kondi. Në Gjykatën e Shkallës së Parë, Kondi është dënuar në nëntor të 2018 me 20 vite burgim për akuzën e “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Por gjatë ditës së sotme gjyqtarët e Apelit Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Klodiana Xhyzari, kanë vendosur të ndryshojnë akuzën e "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese", duke e dënuar Kondin për akuzën e "Vrasjes me dashje". Për pasojë Kondi është dënuar në mungesë me 12 vite burgim nga 20 vite që ishte dënuar nga gjykata e Shkallës së Parë Vlorë. Dënimi me 12 vite është ulur për shkak të gjykimit të shkurtuar, ku përfundimisht Arianit Kondi është dënuar me 8 vite burgim.

Me këtë vendim të marë në Apel, Kondi ka përfituar një ulje dënimi prej 12 vitesh, në raport me dënimin prej 20 vite që kishte marrë në 2018 nga Gjykata e Vlorës. Në shkallën e parë nëpërmjet avokatëve të tij, Arianit Kondi kërkoi veçimin e dosjes hetimore, pasi nuk pranonte autorësinë e krimit të vrasjes së Ergys Gjioveshaj dhe plagosjen e tre personave të tjerë Florjan Hilaj, Arta Luka dhe Arsonel Llanaj.

Të pandehur në këtë çështje si autorë të dyshuar janë dhe Ergest Sina e Eljaso Çela, të arrestuar dhe deklaruar fajtor e dënuar me nga 2 vite burgim për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi, por asnjëri prej tyre nuk ndodhet në qeli.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Ndreca: 11/11/2019 11:53

    Si e rrafen ne peqin ja thye kam e dur se ban si i fort e ngeli te ajrosja kam e dur te thyme

    Përgjigju
  • Arti: 06/11/2019 19:49

    Altin djali meru me punet e tua po qe se do ndonje prgj shkruaj te dhenat e tua se te vjen me zarf pergjigja

    Përgjigju
    • Artisti: 08/11/2019 01:22

      Po shkruaje ti o qurrash emer mbiemer meqe je kaq trim. Ruaju nga zarfet o postier se mos i shkon sat eme nekrologjia jote ndonje dite. Nuk e di fare rastin ne fjale por te rrish e te lexosh pocaqi si ty qe kercenojne neper portale pa nxjerre emrin e tyre me pare eshte burracakeri. Ketu po shkruhet qe paska qene shok i familjes mafioze Llanaj dhe i Mikel Mehmetit. Ty perse te djeg? Leri kercenimet o lepur por thusj ndonje gje tevsakte qe dime. Psh eshte e vertete we ksne dashur ta marrin peng kete qe i vrsu? Nese po, perse donin ta benin?

    • altin: 07/11/2019 11:36

      Po si do e sillni me paterica ne belgjik zarfin shoku se cik si larg i bie nuk besoj na i sillni dot se do na e kishit sjell deri tani

  • Toni: 06/11/2019 19:18

    Ergys gjoveshi esht shok i ngusht me mikel mehmetaj dhe klodi llanaj nga selenica, kishte dy vjet qe ergysi njihej me Arin kurse ergesi me vllezrit e tij kishte 5 vjet qe njihej me arin kto i di gjith vlora, ata shkelen buken dhe buka e vrau se vrau ari, Arianitin e njeh gjith vlora per djal te regullt si ka ten njeriu ne qaf dhe nuk u cmend ai te vrasi njeri ne mes lokalit pa patur nje arsye te fort

    Përgjigju
  • Arti: 06/11/2019 19:08

    Altino shkruaj emrin e mbiemrin tend dhe te vjen pergjigja te shpia. Labo meru me punet e tua lij hallet e botes

    Përgjigju
  • altin: 06/11/2019 18:04

    Ore Elton Qyqo pse ben gazetari te njeanshme? Pa ditur detaljet e ceshtje? Viktima ka qen me rekord te theksuar kriminal i denuar per vrasje. Njihet per pengmarje e gjobvenie. Ka mar njerez peng edhe i ka torturuar. E di nje vlore e ter pse nuk interesoesh? Ne naten ne fjal viktima ishte me 3 shok te tjer njeri prej te cileve gjithashtu vrases. I kan vajtur te akuzuarit ne tavolin per ta mar peng po u ngeli shara ne gozhd...neqoftese do te flasesh per korupsion pse nuk thua i akuzuari sduhet te merte 20vjet se ne evrop do ishte vet mbrojtje por ne shqipri po spagove te denojn? Pra gjykates te koruptuar nuk jan kta qe vuren drejtesi por ata qe i dhan 20vjet sepse nuk u paguan...

    Përgjigju
    • Bledi: 08/11/2019 07:37

      Ne qofte se esht keshtu i lumte dora.e lirim te shpejte!!!

  • Bedino: 06/11/2019 17:24

    I bejme thirje gazetarit te interesohet me mire per rastin dhe personat ne fjale

    Përgjigju
    • labi: 06/11/2019 17:44

      Ore bedino si me shum vrull e ke...mbahu cik qetesohu. Edhe ti gazetar shiko faktet njeher se per ceshtjen qe po flisni ishin 4 persona qe sulmuan personin ne fjal...ajo ka qen vetmbrojtje...opinioni ne vlore eshte qe viktima ishte ne faj.