Tre grabitës përleshje me pronarin e shtëpisë në fshatin Pjeshkë, e plagosin në këmbë

Tre grabitës përleshje me pronarin e shtëpisë në fshatin Pjeshkë, e plagosin në këmbë

DURRES - Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Pjeshkë të Durrësit, tre persona kanë tentuar të grabisin në një banesë. Por ata janë pikasur nga pronari i shtëpisë, me të cilin janë konfliktuar fizikisht. Pronari i banesës ka mbetur i plagosur në këmbë, dhe sipas policisë kjo dyshohet të ketë ndodhur gjatë përplasjes fizike me sende të forta. Edhe pse autorët ishin të armatosur, ata nuk e kanë përdorur armën e zjarrit. 

"Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.

Ngjarja ndodhi rreth orës  02:35. Autorët janë të paidentifikuar nga policia, ndërkohë që pronari i shtëpisë është 48-vjeçari me inicialet F.M. 48 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës