Tre shokë, një nëndetëse dhe 6 mijë kilogramë kokainë, arrestohen ekuadorianët në brigjet e Spanjës

Tre shokë, një nëndetëse dhe 6 mijë kilogramë kokainë, arrestohen ekuadorianët në brigjet e Spanjës

Ata u larguan nga Brazili me destinacionin Galicia, në një nëndetëse të ndërtuar në xhunglën braziliane. Narkotrafikantët u arrestuan sapo u futën në Europë

Agustín Álvarez, 29 vjeç, Pedro Roberto Delgado, 44 ​​vjeç, dhe Luis Tomás Benítez, 42 vjeç, të tre nga Ekuadori, u arrestuan nga policia spanjolle teksa me një nëndetëse 20 metra të gjatë, e ndërtuar në mes të xhunglës nga inxhinierë të punësuar nga narkot, po transportonin përmes oqeanit Atlantik një ngarkesë prej 6 mijë kilogramësh kokainë të pastër me destinacion brigjet veriore të Spanjës.

Nëndetësja me vlerë 2.5 milion ishte e papërshkueshme nga uji. Ajo kishte një motor të fuqishëm prej 2,000 kuajsh fuqi, ishte e furnizuar me 20,000 litra naftë dhe e ngarkuar me 152 pako kokainë.

Ndërsa gjithçka për trafikantët shkon pa probleme deri në gjysmën e rrugës, nëndetësja pësoi defekt në sistemin e ventilimit. Pas disa përpjekjesh për ta riparuar, trafikantët u detyruan të dilnin në sipërfaqe pasi ishte e pamundur që ata të qëndronin në ato kushte në një thellësi prej 5 metrash.

Pas 24 ditë udhëtimi, narkotrafikantët mbërritën në vendin ku do të bënin dorëzimin e mallit por aty nuk i priste askush, ndoshta sepse pritësit e kokainës kishin zbuluar se policia ishte vënë në ndjekje të tyre.

Tre ekuadorianët u arrestuan në momentin kur po tentonin të mbysnin nëndetësen dhe teksa kishin si synim të ktheheshin pas disa ditësh për të marrë kokainën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në