Tre të parët u rrëzuan nga PS/ Meta: Presion që të caktoja emrin që do PS-ja! Propozon emrin e radhës për kryetar të KLSH

Tre të parët u rrëzuan nga PS/ Meta: Presion që të caktoja emrin që do PS-ja! Propozon emrin e radhës për kryetar të KLSH

Presidenti Ilir Meta dhe Arben Shehu

TIRANE-Pas rrëzimit të tre kandidaturave të para dhe thirrjes së Kuvendit për emrin e radhës, Presidenti Ilir Meta e ka dorëzuar sot. Propozimi i kreut të shtetit është Arben Shehu për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ilir Meta shkruan se Arben Shehu i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë të gjatë në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë. Sipas Presidentit, mos plotësimi i pozicionit të Drejtuesit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, rrezikon të çojë në cenim të ekuilibrit institucional të këtij organi kushtetues me përgjegjësi jetësore për financat publike.

Refuzimi i tre kandidaturave të para, Meta shprehet se ka qenë një presion politik me qëllim që të vendoste kandidaturën që mazhoranca kërkonte. Në letrën e dërguar Kuvendit, Meta akuzon se mazhoranca po kap institucionet e pavarura, për këtë arsye janë rrëzuar pa të drejtë 3 emrat e parë, Vitore Tusha, Bahri Shaqiri dhe Petraq Milo. 

"Nisi fushatë në media për miratimin e një projektligji, për emërimin e Zv/Kryetarit të KLSH. Kjo fushatë ka për qëllim ushtrimin e presionit politik ndaj Presidentit. Presion politik për të propozuar një kandidaturë nga ato që kërkon prej kohësh mazhoranca. Ky veprim i Kuvendit tregon mungesë vullneti për bashkëpunim me Presidentin. E njëjta qasje e Kuvendit si gjatë procesit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nëse vijohet në drejtimin për kapjen e institucioneve të pavarura, tregues se 3 kandidatët për KLSH u rrëzuan pa të drejtë", thuhet mes të tjerave në letër, teksa i kërkon Kuvendit të trajtojë me objektivitet dhe me përgjegjshmëri kandidaturën e Arben Shehut.   Tashmë mbetet për t'u parë se cili do të jetë vendimi i shumicës nëse do të pranojë për të votuar Arben Shehu kryetar të KLSH-së.

Propozimi i plote i argumentuar i Presidentit
Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11498, datë 4.6.2020, ka vendosur t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë që Dr. Arben Shehu të zgjidhet në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Arben Shehu plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë të gjatë në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë.

Gjatë eksperiencës mbi 16 vjeçare në jetën akademike, Dr. Arben Shehu është një ndër njohësit më të mirë të drejtësisë penale. Z.Shehu është diplomuar gjithashtu edhe në fushën e e ekonomisë dega “Administrim Biznesi”, me një eksperiencë të gjatë akademike, kërkime dhe shkrime shkencore, por edhe përvojë të spikatur në zbatimin e ligjit, si ushtrues aktiv i profesionit të avokatisë.

Dr. Arben Shehu, si njohës shumë i mirë i legjislacionit, me njohuritë dhe certifikimet në fushën ekonomike dhe përvojën akademike e profesionale mbi 16 vjeçare, vlerësohet kandidat i përshtatshëm për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion që ka nevojë për një qasje të re në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e përdorimit të pasurisë publike dhe vënien para përgjegjësisë të abuzuesve me to.

Presidenti i Republikës, pavarësisht se ka lexuar me shumë vëmendje e në mënyrë të përsëritur sugjerimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, deri më tani është vënë para pozitës së rrëzimit të propozimeve për tre kanditaruave rradhazi, pavarësisht përmbushjes së kritereve ligjore dhe përvojës së gjerë profesionale të secilës prej kandidaturave.

Mos plotësimi i pozicionit të Drejtuesit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, rrezikon të çojë në cenim të ekuilibrit institucional të këtij organi kushtetues me përgjegjësi jetësore për financat publike.

Veçanërisht kur bëhet fjalë për institucionin kushtetues më të lartë të kontrollit ekonomik dhe financiar, secili institucion që ka atributet e tij në procesin e zgjedhjes së drejtuesit të këtij institucioni, ka përgjegjësinë që të përmbushë detyrën në respektim të Kushtetutës.

Ndaj dhe Dekreti i Presidentit të Republikës dhe dokumentacioni shoqërues i kësaj kandidature iu përcoll sipas ligjit Kuvendit të Shqipërisë për miratim, me kërkesën specifike që këtë herë që kjo kandidaturë të vlerësohet nën frymën e parimit të luajalitetit kushtetues dhe jashtë interesit politik.

Më poshtë një përmbledhje e CV-së, të kandidaturës së propozuar:

DR. ARBEN SHEHU

TË DHËNA PERSONALE:                                                                                   
Datëlindja: 20.1.1980
Vendlindja: Shkodër

EDUKIMI DHE KUALIFIKIME:
1998-2002 Diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

2004-2005 Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

2011 Marrja e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të   organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar.

2018 Diplomuar për Administrim Biznes

Vazhdimi i ciklit për titullin Profesor i Asociuar

 Njohës shumë i mirë i tre gjuhëve të huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht)

EKSPERIENCA:
2004 – e në vazhdim Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

2003- e në vazhdim, anëtar i Dhomës së Avokatisë, dhe përfaqësues për çështje ligjore dhe ekonomike të shoqërive tregtare.

Redaktor në “World Journal of Social Science Research”

Pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me publikime akademike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:25
Refuzimi i tre kandidaturave/ Meta letër Ruçit: Presion që të vendosja emrin që do PS-ja! Po tentohet 'kapja' e KLSH-së

1560243479_ilirmeta.jpg

Për presidentin Ilir Meta refuzimi i tre kandidaturave për kreun e KLSH-së është një tregues se mazhoranca po tenton të kap edhe këtë institucion. Me anë të një letre, dërguar kreut të Kuvendit, vetëm pak orë pasi propozoi Arben Shehu,, emri i katër, Meta i ka kërkuar kuvendit që ta shqyrtojë këtë kandidaturë me objektivitet dhe me përgjegjshmëri.

"Deri tani jam vënë para faktit të kryer të rrëzimit të propozimeve për tre kandidatura radhazi për në KLSH. Të tre këto kandidatura përmbushnin kriteret ligjore dhe gëzonin përvojë të gjerë profesionale. Nisi fushatë në media për miratimin e një projektligji, për emërimin e Zv/Kryetarit të KLSH. Kjo fushatë ka për qëllim ushtrimin e presionit politik ndaj Presidentit. Presion politik për të propozuar një kandidaturë nga ato që kërkon prej kohësh mazhoranca. Ky veprim i Kuvendit tregon mungesë vullneti për bashkëpunim me Presidentin. E njëjta qasje e Kuvendit si gjatë procesit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Nëse vijohet në drejtimin për kapjen e institucioneve të pavarura, tregues se 3 kandidatët për KLSH u rrëzuan pa të drejtë. Dr.Arben Shehu, kandidat shume i përshtatshëm, me përvoje, profesionalizëm dhe me dinjitet. Dr. Arben Shehu është diplomuar jurist dhe është një ndër njohësit më të mirë të së drejtës penale. Dr. Shehu është gjithashtu i diplomuar edhe në fushën e administrimit të biznesit, me një përvojë të gjatë akademike, kërkime dhe shkrime shkencore. Kuvendi i Shqipërisë do ta shqyrtojë këtë kandidaturë brenda këtij sesioni parlamentar, me objektivitet dhe me përgjegjshmëri", shkruhet në letër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fisnik sula: 25/06/2020 13:14

    edi rama me kete qe bere u bere ushtar i ilir metes

    Përgjigju
  • tiku: 05/06/2020 13:25

    kryetar i klsh do behet Anastas Angjeli

    Përgjigju
  • gjetjja e thate fikut: 05/06/2020 09:30

    Sipas ligjit te KLSH-se, kandiidati per kryetar duhet te kete njohuri ne auditim (kontroll financiar) apo te kete ushtruar kete profesion minimumi 10 vjet, te cilat sipas CV nuk i ka. Ky eshte asi nen menge i like florinit ne momentin e duhur kur e pa se po ja futin nga qe nuk po ushtron kompetencat ligjore si president, ose ka bere pazarin e rradhes me jap te te jap me maxhorancen. Dihet qe like florini i leshit te dhise eshte mjeshter i pazarave ordinere qe bien ere mut 1 km larg

    Përgjigju
    • KLSH: 05/06/2020 11:53

      Lexoje mire ligjin Bujar....

  • Shkodra: 04/06/2020 17:52

    Bashkjetuesi zj.Elvana Cicolli gjyqtare ne gjykaten administrative. Familje intelektuale. Suksese metej

    Përgjigju
  • Paco: 04/06/2020 17:42

    Ai kuvend me injorant qe nuk din t shkruajn as emrin e tyre ben mir ta aprovojn kte figure te njohur te Jurisprudences shqiptare

    Përgjigju
  • Rami: 04/06/2020 17:40

    Kta qe e shajn, jan sufllqexhinj te Ps, po nuk u ngopet o plera muti qe doninta beni diktatur prap kte vend. Shteti ka nevoj per figura te paperlyera

    Përgjigju
  • Ibarbo: 04/06/2020 17:39

    Arbeni eshte kandidatura e duhur per ate post, i cili vete konsiston ne nje nga pikat me te rendesishme per mbarevajtjen e shtetit. Me ne fund jo nje gangster, jo nje oligark, jo nje qelbes politike, por nje nga profesoret me te spikatur e me te pergatitur i Fakultetit te Drejtesise!

    Përgjigju
  • O tej: 04/06/2020 17:37

    O hajduti Mutmeta

    Përgjigju
  • Andi.SH: 04/06/2020 17:07

    Kam fatin te jem nje nga studentet e Profesor Arbenit dhe mu behet shume qejfi kur lexova emrin e tij.I uroj shume suksese dhe shpresoj qe te finalizohet me emerimin e tij ne krye te KLSH.

    Përgjigju
  • Artan: 04/06/2020 17:06

    Kandidature e goditur. Shteti dhe institucionet shqiptare kane nevoje per njerez si Arbeni. Suksese!

    Përgjigju
  • Alma: 04/06/2020 16:51

    Me ne fund nje figure jo politike dhe me integritet moral e profesional! Kuvendi te tregoi maturi kesaj here dhe ta miratoj, sepse po rrezoi edhe kete emer atehere Shqiperia zor se ka per t’u bere!

    Përgjigju
  • Elena: 04/06/2020 16:15

    Profesor Arbeni eshte personi i duhur per kete post. Nje individ me vlera dhe shume i arrire ne fushen e tij. Suksese!

    Përgjigju
  • Bashkim: 04/06/2020 16:08

    Profesor Arben Shehu, perofesionisti qe i duhet KLSH.

    Përgjigju
  • avokati: 04/06/2020 16:03

    Profesori eshte nga te paktet we e meriton kete post .ju uroj suksese ;ndoshta ndryshojne gjerat ne sgqiperi pi te kete dhe disa si profesori be institucioneg kryesore te shtetit shqiptar . J uroj suksese !

    Përgjigju
  • K.h.: 04/06/2020 14:56

    Profesor Arben esht shum njeri i mire.e meriton se esht super djale i mire.respekte

    Përgjigju
  • Lulzim: 04/06/2020 14:33

    Kanditatur e spikatur, Profesor Beni e meriton edhe si profesionist edhe si njeri. Eshte nje nga pak profesionistet e pa perlyer me zullumin e politikes qe kan ngel ne Shqiperi.Urime Profesor dhe shpresoj qe emri jot te miratohet sa me shpejt.

    Përgjigju
  • Future: 04/06/2020 14:26

    Suksese!Me ne fund nje emer jashte llumit te politikes

    Përgjigju
  • EQPAY: 04/06/2020 14:23

    Arbeni jo vetem qe eshte nje Profesionist i spikatur, por mbi te gjitha zoteron nje karakter te balancuar dhe objektiv. Nje emer i njohur ne fushen e vet profesionale dhe i paperfol per asgje gjate viteve te punes. Uroj qe nje kandidature te tille Kuvendi te i thote PO, pasi e meriton!

    Përgjigju
  • Andi: 04/06/2020 14:22

    Shume djale i mire, i pergatitur dhe korekt

    Përgjigju
  • Vlora jone: 04/06/2020 14:05

    Suksese!Pedagog dhe njeri i vleresuar!Te shpresojme qe do finalizohet e nuk do behet kurban i politikes

    Përgjigju
  • Tutu: 04/06/2020 13:52

    Ky eshte propozimi me serioz dhe dhe me i kompletuar i bere ndonjehere nga politika... Arbeni eshte nje njeri qe meriton cdo post shteteror...

    Përgjigju
  • leo: 04/06/2020 13:36

    opo kete post e kane vendosur per Anastat Angjelin keto kandidatura jane fasade sa per te thene qe ja pas disa refuzimeve po ju sjell nje emer nga PS.

    Përgjigju
    • eldi: 04/06/2020 16:59

      shqipetaret si ty cacin dhe nacin duan qe tju rrjepin mire vetem kotheter buke tju lene. une per vete dua arben shehun djalin e shkelqyer pedagogun e perkushtuar juristin e nderuar dhe familjarin e dedikuar. ty ishalla o leo te q.. caci naci dhe baci ne by..

  • Eltoni vlore: 04/06/2020 13:24

    Djal shum i mir e meriton

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë