Video EKSKLUZIVE/ Tre të rinjtë 'thyejnë' karantinën për të vjedhur shtëpinë...2 minuta 'aksion' për të marrë një laptop

KURBIN- Tre të rinj kanë thyer karantinën dhe kanë shfrytëzuar qetësinë totale që ka mbizotëruar në rrugë për të vjedhur një shtëpi në Adriatik të Kurbinit. Tre të maskuar, të "armatosur" me një levë kanë hyrë në shtëpi dhe brenda 2 minutash kanë arritur të vjedhin ...një laptop.

Shqiptarja.com sjell video ekskluzive nga momenti i vjedhjes, i datës 23 mars. E gjitha ka nisur në orën 22:59:57. Fillimisht kanë hy dy djem, të veshur sportiv dhe të maskuar me kapuç me qëllim për të mbuluar fytyrën dhe më pas i bashkohet edhe personi  tretë. Pasi kontrolluan çdo dhomë të shtëpisë, e vetmja gjë me vlerë që kanë arritur të marrin ka qenë një laptop dhe më pas janë larguar sikur asgjë s'ka ndodhur.

Burime mësohet se ka një person të dyshuar dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e tyre.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rrëfehet moderatorja: I dashuri më rrahu barbarisht, sa përfundova në spital

Rrëfehet moderatorja: I dashuri më rrahu barbarisht, sa përfundova në spital