Tre yje dalin në shitje, Bayern Munich një 'minierë ari'

Tre yje dalin në shitje, Bayern Munich një 'minierë ari'

Bayern Munchen feston titullin kampion në Bundesligë

Bayern Munich u shpall kampion në Bundesligë për vitin e 11-të radhazi. Tanimë nën drejtimin e Tuchel, bavarezët do kërkojnë të afrojnë emra të rinj në ekip. Kjo ka sjellë edhe lëvizje në dalje, me mediet gjermane që bëjnë me dije se bavarezët pritet të arkëtojnë rreth 175 milionë euro në këtë merkato.

Lojtarët që mund të largohen janë Serge Gnabry, Leroy Sane dhe Sadio Mane. Te Bayern janë duke menduar për të afruar Vlahovic, me një numër 9 që është i nevojshëm si "pykë" në sulm.

Me Muller, Coman dhe Musiala që së bashku me treshen e nxjerrë në merkato janë sulmues potencial për një vend titullari, Bayern kërkon të lirojë vend në ekip për afrimet e reja.

Me një nëntë të re, trajneri Thomas Tuchel do të kishte tetë lojtarë dhe me Eric Maxim Choupo-Moting, për ndoshta vetëm katër pozicione në sulm. Ndaj për të mësuar formacionin e trajnerit Tuchel për kampionatin e ardhshëm, mbetet vetëm të presim përditësimet e radhës në merkato.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim