Tregjet e autobusët 'harrojnë' COVID! Zhduken tunelet e dezinfektimit dhe maskat (Vëzhgimi i Report Tv)

TIRANË ‘Me fillimin e pandemisë së COVID-19 në disa prej tregjeve të fruta perimeve në kryeqytet nisi të zbatohej një protokoll i rreptë sigurie ku u instaluan dhe tunele dezinfektimi. Por sot ndonëse virusi i rrezikshëm është ende prezent, në tregje gjithçka duke se i është kthyer normalitetit, ku dhe tunelet e dezinfektimit nuk ekzistojnë më.”

E vetmja shenjë që na kujton se në vend virusi vijon të jetë prezent janë tabelat sinjalizuese me përmbajtjen "ruani distancën, respektoni sinjalistikën". Qytetarë pa maska dhe pa distancë është panorama që ofrojnë sot tregjet e fruta perimeve në kryeqytet.

Krahas tregjeve të fruta perimeve respektimi i masave anti COVD-19 duket se nuk gjen më zbatim as në shërbimin urban. Report Tv kreu një vëzhgim në disa prej linjave të autobusëve në kryeqytet ku shkelja e rregullave fillon që në stacione, ku qytetarët në pritje të urbanëve qëndrojnë të grumbulluar e të pa pajisur më maska mbrojtëse.

Edhe pse ishte një nga kushtet bazë të rifillimit të punës së linjave urbane mbajtja e maskave gjatë udhëtimit në autobusë duket se nuk respektohet nga të gjithë.

Por qytetarët nuk janë të vetmit shkelës pasi shpesh pa masa mbrojtëse dhe të papajisur me maska vihen re dhe shoferët e urbanëve apo faturinot. Aktualisht vendi ynë vijon të jetë në një situatë shqetësuese sa i takon luftës me COVID-19 , ku ende në fuqi vijojnë të jenë edhe masat ndëshkuese. Që prej hyrjes në fuqi të vendimit për mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente të mbyllura, Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ka gjobitur 52 qytetarë, shifër kjo që bie ndesh më atë çka evidentohet çdo ditë në vendin tonë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bosh: 11/08/2020 17:27

    jo cne?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?!, Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!

Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?!, Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!