Tregon armën e shërbimit dhe një operacion policie në TIk Tok, shkarkohet nga detyra policia spanjolle

Tregon armën e shërbimit dhe një operacion policie në TIk Tok, shkarkohet nga detyra policia spanjolle

Një police është pushuar nga puna pasi kishte postuar video të çuditshme në TikTok ndërsa ishte në shërbim,  në disa raste ajo ka treguar edhe armët ndërsa ishte në një operacion të rëndësishëm për të kapur një shkelës të ligjit.

Yolanda Moll, 40 vjeç, është e njohur pasi më parë ka qenë balerinë dhe pastaj u bë oficere policie në Spanjë.

Dashuria e Yolandas për të qenë në qendër të  vëmendjes i ka dhënë fund karrierës së saj si oficere policie. Nuk është hera e parë që ajo bën veprime jo në përputhje me etikën e oficerëve të policisë, ku është shfaqur edhe nudo në një film, por kësaj herë duket se veprimi nuk ka kaluar  pa u vënë re.  Por shakaja e saj me armë dhe videot e tjera të çuditshme që e tregojnë atë duke ngrënë akullore ndërsa mbante një maskë në fytyrë. Ajo ishte pezulluar për një muaj pa pagesë pasi pamjet e saj u bënë virale.

Videoja e TikTok tregoi atë duke shtrënguar një pistoletë në makinën e saj patrullë duke bërtitur: " vjedhje në një supermarket Mercadona, nuk dua të vdes".

Yolanda më vonë akuzoi eprorët duke pretenduar se ajo ishte dy rrugë larg supermarketit kur e regjistroi videon dhe se arma ishte bosh.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

70 kompani oferta punësimi në panairin tek Fakulteti Ekonomik, ministri: Adresojmë sfidat së bashku

70 kompani oferta punësimi në panairin tek Fakulteti Ekonomik, ministri: Adresojmë sfidat së bashku