Tregtarët shkelin ligjin për qeset njëpërdorimshe! Shitësit s’i ‘tremb’ gjoba, 500 mijë-1.5 mln lekë deri në heqje license

“Qeset njëpërdorimshe janë të ndaluara me ligj. Por edhe pse ka kaluar një vit që nga ai moment ato ende përdoren rëndom në tregjet e kryeqytetit dhe jo vetëm”.

Çdo person që hedh në treg, prodhon, importon ose fut në vend qese më pak se 70 mikron sipas ligji, dënohet me gjobë 500 000 lekë. Kur personi i cili është dënuar me këtë vlerë konstatohet se hedh sërish në treg, qese njëpërdorimshe, dënohet me gjobë 1.500 000 lekë. Kur personi i cili është dënuar edhe me këtë vlerë dhe përsëri konstatohet se shkelje të ligjit, dënohet me revokimin e licencës së aktivitetit.

Por nga një vëzhgim i Report Tv, duket qartë se shumë biznese nuk i tremb kjo masë ndëshkimore. Tregtarët janë të vetëdijshëm për rrezikun e biznesit, por kostoja e ulët e qeseve njëpërdorimshe i detyron ende ti përdorin.

Megjithatë ka nga ata tregtarë që janë të ndërgjegjshëm dhe përdorin qeset me trashësinë e lejuar, të cilat janë të riciklueshme, mbajnë deri në 10 kilogramë dhe përdoren disa herë.

Për mbarëvajtjen e këtij ligji që hyri në fuqi më 1 qershor 2022, kryeministri Edi Rama thotë se vijojnë kontrollet në terren për të goditur rastet e prodhimit, importimit dhe tregtimit të qeseve njëpërdorimshe. Dhe nuk do të ketë asnjë tolerim, ndaj askujt që shkel ligjin.

Qëllimi i këtij ligji, është ulja e ndotjes së mjedisit, pasi sipas ekspertëve, një qeseje plastike i duhen deri në 1000 vjet për t’u degraduar.  

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi përplaset me Metën: S’ka nepotizëm në parti politike! Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi

Kryemadhi përplaset me Metën: S’ka nepotizëm në parti politike! Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi