Tregtonin ushqim të pasigurtë, AKU gjobit 8 biznese për përdorimin e vajit të palmës, konservantëve dhe niseshtesë

Tregtonin ushqim të pasigurtë, AKU gjobit 8 biznese për përdorimin e vajit të palmës, konservantëve dhe niseshtesë

Vaj Palme

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur 8 biznese për përdorimin e vajit të palmës, konservantëve dhe niseshtesë. Kontrolle u ushtruan në 21 subjekte në rang vendi, nga ku u konstua se produktet që shinin, përmbanin vaj palme, niseshte dhe konservantë.

Në këto biznese, është konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt, në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, mungesë etiketimi dhe mosrealizim detyrash të lëna. Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së vendosën 11 gjoba në vlerën e 1.7 milionë lekëve dhe janë bllokuar 330 kg produktesh ushqimore të pasigurta për konsum.

'8 subjekte ndëshkohen nga AKU gjatë kontrolleve për përdorimin e vajit të palmës, konservantëve dhe niseshtesë. Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë ushtruar 21 inspektime dhe monitorime gjatë muajit shkurt në rang vendi, në subjekte me aktivitet import, shpërndarje me shumicë të produkteve ushqimore konkretisht (vaj palme, niseshte, konservantë dhe aditivë ushqimorë), si dhe në subjekte me aktivitet “Prodhim, përpunim qumështi dhe nënprodukteve të tij.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në 21 subjekte, në 8 prej këtyre subjekteve është konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt,në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, mungesë etiketimi dhe mosrealizim detyrash të lëna. Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së vendosën 11 masa admnistrative me gjobë në vlerën e 1’700’000 lekëve, si dhe janë vendosur dy masa bllokimi në sasinë e 330 kg të produkteve ushqimore të pasigurta për konsum. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet pandërprerë në terren në garantimin e sigurisë ushqimore.'- njofton AKU.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën