Tregtonin ushqime të pambuluara dhe nuk kishin dezinfektantë, gjobiten me 100 000 lekë dy subjekte

Tregtonin ushqime të pambuluara dhe nuk kishin dezinfektantë, gjobiten me 100 000 lekë dy subjekte

Dy subjekte ushqimore janë gjobitur me 100 000 lekë secila për shkak të  mosrespektimit të masave të vendosura nga qeveria për parandalimin e COVID-19. Konkretisht dy subjektet tregtonin produkte të pambuluara dhe kishin mungesë dezifenktantësh, që kanë çuar në marrjen e masave administrative me gjobë ndaj tyre.

Këto u bënë gjatë monitorimit të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor  në të gjithë vendin, ku janë kryer gjithsej  98 monitorime dhe kontrolle zyrtare.

"Zero tolerancë për çdo shkelje dhe tentativë abuzimi si dhe bashkëpunim për këdo që zbaton ligjin dhe masat e marra për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve", shkruhet në njoftimin e AKU-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë