Tregu i ri ushqimor publik në Farkë, Veliaj: Thyejmë monopolin e privatit, tregu do të jetë shumicë dhe pakicë! Fermerët do të tregtojnë me çmime shumë më të lira

Shumë shpejt fermerët e fshatrave të Tiranës mund t’i tregtojnë produktet e tyre në tregun e madh ushqimor në Farkë. Ky treg do të jetë publik, me tarifë minimale për tregtarët e vegjël dhe nën administrimin e Bashkisë së Tiranës. Puna për ndërtimin e tregut ka nisur dhe faza e parë e punimeve thuajse ka përfunduar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, inspektuan ecurinë e punimeve për tregun ushqimor, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 5ha dhe do të shërbejë edhe si treg i hapur pakice, por edhe si treg i madh shumice, i pajisur me mjete frigoriferike dhe mjedise të posaçme për ruajtjen e cilësisë së produkteve. 

Veliaj tha se kjo i jep zgjidhje situatës monopol të krijuar në tregun ushqimor dhe tregtarët e të gjitha zonave përreth Tiranës mund t’i shesin produktet e tyre me çmimet që i përcaktojnë vetë. Po ashtu, edhe konsumatorët i blejnë produktet me çmime më të lira dhe cilësi më të mirë.

“Për një kohë shumë të gjatë, madje më shumë seç duhet, kemi pasur një monopol në tregun e shumicës, ku fitimin më të madh nuk e kishte as prodhuesi, as konsumatori, por ndërmjetësi – pra, ai që kishte në zotërim tregun në Kashar, i cili si ndërmjetës fitonte pa bërë ndonjë punë të madhe. Ndërkohë, ne duam që të fitojë fermeri, duke ia bërë thuajse të papërfillshme tarifën e hyrjes në treg, por edhe konsumatori, që do t’i blejë produktet me një çmim më të ulët. Në këtë mënyrë, zhdukim rolin e ndërmjetësit, që faturonte çdo arkë dhe çdo kilogram që hyn në tregun e shumicës”, tha Veliaj. 

Sipas tij, tregu i ri, i cili është një investim i përbashkët mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Bujqësisë, do të jetë i hapur çdo fundjavë për qytetarët që duan të bëjnë furnizimet e javës. “Në platformat e mëdha do të funksionojë tregu i shumicës, kurse në pjesën qendrore - sipas modelit që kemi parë në Verona dhe Bologna, - do të funksionojë tregu i pakicës ose siç quhet ndryshe tregu fshatar, i cili do të jetë i hapur kryesisht në fundjavë. Çdo qytetar mund të vijë, parkon makinën dhe furnizohet për javën. Kurse, ata që kanë një restorant ose një biznes familjar, ka mundësinë t’i kryejë të dyja shërbimet, si shumicë, edhe pakicë,” sqaroi Veliaj. 

Kryebashkiaku tha se kjo është një zgjidhje për të gjithë luginën e Erzenit, duke filluar nga Krraba, Petrela, zona e Farkës dhe fshatrat përreth, me Ibën, Mulletin, Lundrën, duke vazhduar pastaj në drejtim të Baldushkut, Vaqarrit dhe Ndroqit.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se ky treg do të jetë një shembull dhe një pikë takimi e fermerëve, përpunuesve dhe tregtarëve me konsumatorin.

“Është shumë e rëndësishme, sidomos në periudhën që po kalojmë me krizën e çmimeve, që fermerëve t’u ofrojmë të gjitha hapësirat ku ata t’i shesin produktet e tyre me çmime më të ulëta, që edhe konsumatori final t’i blejë me çmime më të ulëta. Njëkohësisht, është e rëndësishme të garantojmë sigurinë ushqimore për fermerët tanë. Jam shumë e lumtur që ky treg do të jetë një shembull dhe një pikë takimi e fermerëve, e përpunuesve, e agropërpunuesve, e tregtarëve, por edhe e të gjithë aktorëve që shesin inputet bujqësore, të atyre që këshillojnë se si duhen përdorur këto inpute bujqësore, në mënyrë që përmes këtij bashkëveprimi, të kemi mundësinë të kemi jo vetëm produkte më të lira dhe konkurruese, por më shumë prodhim, siç e kërkon koha e sotme, si edhe një garanci ushqimore për konsumatorët tanë,” tha Krifca. 

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler theksoi faktin e krizës ushqimore mbarëbotërore, duke thënë se tregje të tilla ndihmojnë për zgjidhjen e sfidave të tilla. “Tregjet janë një sfidë në të gjithë botën, pasi humbim një sasi të madhe ushqimi përgjatë zinxhirit. Ne duhet të zgjidhim sigurinë ushqimore, pasi është kritike gjatë këtyre ditëve, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Është një sfidë e madhe, kështu që kjo është një punë shumë e mirë,” deklaroi ambasadori Gendler. 

Veprimtaria e tregut bujqësor do të fokusohet kryesisht në ndërlidhjen midis fermerëve, prodhuesve dhe blerësve fundorë; grumbullimin e produkteve të fermerëve individualë dhe sigurimin e mjeteve dhe metodave të përshtatshme për promovimin dhe shitjen e produkteve të tyre si një njësi e vetme, duke mundësuar kështu shitjen e produkteve në volume të mëdha; garantimin e çmimeve të drejta dhe të njëtrajtshme për produktet bujqësore të fermerëve; sigurimin e një oferte të qëndrueshme për produkte bujqësore vendase për blerësit e mëdhenj, etj.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arturi: 03/07/2022 02:08

    DUHET NJE TREG DHE NE ZONEN E DAJT-SHKOZE......

    Përgjigju
  • Mashtrime per maskim te grabisin shtetin: 02/07/2022 16:29

    Kryetar bashkie mos deshtosh si me gjelat Baldushk, ai treg kur shkoje gjithsej tre tregtare kishte, gjith shisnin ne tokat e veta. Normal do takse, karburant me keto cmime pret ti vijne aty, sa te shkoj atje e ble ne qytet. Po mire thote parafolesi, dy muaj reklame me pas tender per firma shpk te pastrojne parate e pista me magazinime apo ndertesa fiktive per ne qkb e tatim taksa. Lali Eri ke shkaterruar Tiranen edhe akoma do e shkaterrosh, per pastrim pare te investojne ty per zgjedhjet e ardhshme. Uroj populli te mos votoj, Tirane eshte bere e qelbur, jep leje nuk ka kontroll ne ajrin e ndotur, i ke shkurtuar jeten qytetareve me ndotje ajri (pluhur, tymrat, fekalet kudo) e ndotje akustike (zhurme muzike). Nuk ben per kryetar, genjen fjale, por se pari ti nuk ke edukate ne projekte dhe pret edukate kulture te qytetareve te zbatojne. Sa firma ndertimi jane me pronar qe perfshihen ne grupin G99. Veliaj je Zeroooo, po gllaberon taksat dhe pasuroheni ne dem te qytetareve.

    Përgjigju
  • Besimtar me kokaine: 02/07/2022 16:14

    Po ai i palmanoves nga e dinte se do ndertohek tregu aty ko per gje por ka blere gjithe ate hapesire ngjit me tregun apo ndoshta rastesisht.

    Përgjigju
  • abc: 02/07/2022 14:47

    nuk behet me treg shteteror, o figjure. Jepet leje ndertimi dhe inkurajohet ndertimi i 3 - 4 tregje te tjere privat. Investimi qe ben shteti yne duhet pare me qitje te larget, shikoni kujt do t'ia japin me ppp pas 4-5 vjetesh Tung

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)