Tri mënyra për të ndaluar dhunën ndaj grave

Tri mënyra për të ndaluar dhunën ndaj grave

Foto ilustruese

Çfarë ka ndodhur prapa dyerve të mbyllura ? Që burrat, të dashurit apo edhe vëllezërit derdhin çorientimin dhe tërbimin e pasigurisë ekonomike, sociale dhe psikologjike të shkaktuar nga pandemia mbi gratë, shoqet dhe motrat e tyre. Duhet të mos harrojmë diçka se pre e dhunës janë gratë të të gjitha moshave, nga vajzat tek të moshuarat. Në 96% të kërkesave për ndihmë, e dëmtuara është një grua. Në 77% të rasteve ngjarja ndodh brenda mureve të shtëpisë. Kjo është arsyeja pse në të gjitha gjuhët dhe kulturat, flitet për "dhunë në familje". 

Çdo 25 nëntor të dhënat që marrim na vinë si një shullë në fytyrë, për të na kthyer edhe njëherë më këmbë në tokë dhe për të na treguar se jetojmë në një botë ku  nuk është arritur ende drejtësia. Dhe nëse nuk kemi arritur mjaft, ne jemi pothuajse atje, jemi shumë afër: me siguri vajzat tona, të cilat do të shkollohen më mirë dhe  kanë më shumë vetëbesim në arritjet e tyre, nuk do të bien pre e shtrembërimeve ose shantazheve...

E vërteta është se 2020 -  një vit ende i dhimbshëm, shqetësues - ka hedhur në erë ekuilibrat që ishin të pasigurt edhe në kohërat para pandemisë. Të pasigurt sepse janë asimetrike në rrënjë, sipas një modeli mijëvjeçar që njeh privilegjet e fituara dhe hapësirat e veprimit të pakufishëm për patriarkët. Të cilët tanimë mbulohen edhe nën mbulesën e ligjeve që janë përmirësuar thellësisht, mbi qëllimet e mira dhe premtimet e përsëritura në çdo fillim të ri, në mes të fotove të qeshura të postuara në mediat sociale që ne i shikojmë me frikë pas një vrasjeje të një gruaje. Problemi më i madh është paqëndrueshmëria, e cila i bën gratë të tërhiqen nga vendimet e tyre.

Krahas kulmit të dhunës, ekziston një fakt tjetër që sot na bën thirrje për  të reaguar në lidhje me pasojat e pandemisë:  rënia e punësimit të femrave, e cila ra në 48 përqind. Pas një rritje shumë të ngadaltë dhe të lodhshme përtej pragut të 50, sot në Itali - përsëri - më pak se një në dy gra ka një kontratë pune me pagesë, më pak se një në tre në disa rajone. Rreziku i  i dëmtimit të një pjesë të civilizimit,  jo i një pjese, i tërësisë - është para nesh. Pra, na takon neve që të ndryshojmë kahun dhe të ecim në drejtim të kundërt.  

Së pari: të favorizojmë pavarësinë ekonomike të grave sepse është baza për zgjedhje të vetëdijshme dhe autonome. Ulja e taksës 100 për qind për kompanitë që punësojnë gra , është një hap themelor dhe i domosdoshëm. Leva fiskale duhet të përdoret për të nxitur përfshirjen në punë të grave dhe në veçanti të grave të reja. 

Së dyti: duhet ndërhyrë në strukturat shoqërore, kriza e shkaktuar nga Covid-19, tregoi se ka shumë pengesa në lidhje me të. Ata që vuajnë dhunë në familje shpjegojnë se frika e gjetjes së vetvetes dhe ekspozimi i fëmijëve të mitur ndaj dëmtimeve të tjera,  i pengon gratë për t'u larguar nga burrat abuzivë. Për këtë arsye, financimi për rrjetin e shoqatave që i mirëpresin ato nuk mund të shkurtohet ose të ndalet midis burokracive lokale., pavarësisht krizës. 

Së treti: Duhet të luftojmë së bashku kundër paragjykimeve.

Sot më shumë se kurrë do të dëgjoni se gratë janë viktima. Kjo e parë më së shumti në aspektin e forcës së meshkujve, një atribut i marrë nga natyra. Megjithatë, ne e braktisim idenë se forca zgjidhet në kombinimin e muskujve, duke mos lejuar që ato të jenë më seksi i dobët.

Duke lëvizur nga miti i burrërisë, le të përpiqemi tani të mendojmë se të gjithë mund të jemi të fortë në mënyrën tonë, kurrë të dhunshëm, se nuk ka statuse natyrore të epërsisë, të drejta për të kontrolluar dhe nënshtruar. Le ta ndryshojmë historinë. Ne  duhet të çlirojmë trupat, kokën, librat, përrallat, lëndët studimore, sportet për djem ose vajza, sepse është koha e rigjenerimit, e rifillimit.

 Nga Barbara Stefanelli

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet

Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet