Ndërsa ministrja e Shëndetësisë mburret me ta, mjeku Kalo qeverisë: Rrisni pagat e mjekëve, rroga ime për herë të fundit është rritur në 2013

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë mburret me ta, mjeku Kalo qeverisë: Rrisni pagat e mjekëve, rroga ime për herë të fundit është rritur në 2013

TIRANE-Mjeku infeksionist, Tritan Kalo i bën thirrje qeverisë që të rrisë pagat e mjekëve. Kalo sjell në vëmendje vendimin e presidentit francez, që rriti pagën e mjekëve  të cilët po përballen me koronavirusin. Qeveria shqiptare miratoi një bonus për mjekët që po përballen në vijën e parë me COVID-in, por Kalo thotë se kjo nuk është zgjidhje, pasi në fakt edhe si taksohet si shpërblim. Mjeku kërkon një ndërhyrje të shpejtë, pasi shumë kolegë të tij do të vijojnë që të largohen.

"Kohë kovidiane e përtej tyre…me rastin e 14 korrikut, ditës kombëtare të Francës mirënjohja e presidentit Macron vajti për personelin mjeksor, i cili në vijën e parë po përballet me sfidën sëmundje-shkaktuese dhe jetë-marrëse të sars-cov2/covid-19….

Po dje kryeministri i vendit nënshkroj me sindikatën e personelit mjeksor një rritje të pagës prej 183 eurosh në muaj….a po mendohet një gjë e tillë edhe për personelin tonë mjeksor, i cili në tërësinë e tij po përballet edhe ai me këtë sfidë mjaft të rrezikshme për vetë jetën e tyre…bonusi mujor për një pjesë të stafit te vijës së parë të përballjes me këtë sfidë, që në fakt nuk është i tillë sepse ai taksohet si një shpërblim, nuk është zgjidhje afatgjatë….për rikujtesë paga ime nuku është rritur asnjë qindarkë që prej 23 qershorit 2013…të mos harojmë jetët e qindra mjekëve, infermierëve dhe personelit ndihmës të humbura në këtë betëjë kudo në botë, si dhe ato të dy kolegëve tanë të nderuar këtu në Shqipëri…..

Hekuri rrihet sa është ende i nxehtë…me qetësimin e situatës në një të ardhme jo shumë të largët, pak do të mendohet për rritjet e pagave në shëndetësinë tonë publike, dhe jam i bindur se shumë mjekë e infermjerë do t’a rishohin si optimale largimin nga vendi, sikundër edhe ka ndodhur deri më tash…..mendoni dhe reagoni me kohë ju drejtues të këtij vendi, sepse burimet njrezore cilësore nuku janë të pashterëshme në fushën e dhënies së përkujdesit mjeksor…..një reagim i tillë nga unë është një e drejtë demokratike…ditë të mbarë mantelbardhë, infermjerë, farmacistë, sanitarë, imazheristë, barrelmabjtës, shoferë, laborantë, etj., dhe përkujdesuni për çdo çast për jetët tuaja!!!" shkruan mjeku.

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erl: 15/07/2020 11:47

    Mjekësia nuk ka nevojë për rritje rroge por për një Veting, po si ai që po bën gjyqësori. Aty do shikoni sesa nevojë për rritje rroge kanë...ndaj përvishni mëngët të shëroni qytetarët se ata e dinë si ju zbrazet xhepi kur shkojnë tek mjeku! Në kriza kombëtare kërkoni lekë dhe nuk ju skuqet fare fytyra, madje shkoni deri aty sa kërcënoni me braktisje të kombit tuaj në kulmin e krizës. Ndaj reflektoni dhe të paktën bëni detyrën që ju takon në shpëtimin e jetës së njerzve, tregoni humanizmin tuaj se "patriotizmin" e shfaqni qartë...

    Përgjigju
  • Loran: 15/07/2020 11:09

    Ti o Kalo marove me dal ne gazet cdo dit e thu nga nje llaf ,tka hyp vetja ne qef o gomor merr shembull ng dr Pipero qe vec punon e sdel perdit ne media ,te duket vetja e politikan e jep mend per cdo gje o koqe kanari

    Përgjigju
    • eni: 15/07/2020 17:03

      @ Ada profesioni qe zgjodhe ishte me deshire besoj dhe nuk te detyroi askush,sa per rreziqet besoj se cdokush i merr parasysh kur studion mjekesi.Universitetet ne Shqiperi jane falas(qe do te thote qe shqiptaret taksapagues paguajne per profesoret dhe orret e tua te mesimit),kostot qe mbartin prinderit ,normal si kostot e cdo studenti tjeter qe nuk studion mjekesi.Nuk e kuptoj se si me nje ekonomi qe ka Shqiperia ,shtresa mesatare nuk mund te sigurojne me jetesen minimale ,shume te rrinj e kane te pamundur te gjejne nje vend pune(megjithese kane studiuar) te keni kaq kerkesa ne nje situate pandemie ku mbi te gjitha duhet te mbizoteroje HUMANZMI. besoj se je ne kohe te ndrosh profesion dhe ndoshta te kuptosh se si ja del mbane nje familje ku burre e grua punojne 10 orre ne dite qe tia dalin mbane

    • Ada: 15/07/2020 16:21

      O njerez mire koken tone e kemi ne rrezik, po femijet e mi po ika une s'i ngelet as buka thate per te ngrene me ato te ardhura. Dhe investimin Tim per tu bere mjek nuk e paguat ju, une derdha cdo minute te jetes time mbi Libra e prinderit e mi cdo qindarke per te me bere mjek. Nqs nuk do na paguaje shteti , do e paguani ju dhe une bashke sherbimin mjekesor kur te kem nevoje.

  • asl: 15/07/2020 11:03

    Qe shpeton jete njerzish bravo te falenderojme,por mos harro eshte puna juaj doktor.Sa per rogen keni te drejte po duhet ngritur,po ti kthehemi te shkuares ose me sakte te hapi dosjet e doktorave SPAK veshtire ta kaloj doktor vetingun.

    Përgjigju
  • DREJTËSIA: 15/07/2020 10:07

    Doktor Kalo ka plotësisht të drejt roga që ju duhet ritur duhet mhekve tju bëhet dyfish se atavpo luftojn me jetën e tyre duke shpëtuar mira jet njerzish. Edi Rama mos hezito jepi hakun mjekve e meritojn me gjith shpirt. Mos lejo degradimin katastrofik hikjen e mjekve bëhu bur tejshikus më mir një rug më pak e një mjek më shum. Falemnderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
  • Osshe: 15/07/2020 09:57

    O kalo behuni sha. dhe merni rroga 3-5 mije euro si bsh , 1-2 ml si ne kesh oshe etj albkontroll etj , Steti eshte rregullator jo c rregullator. Pensioni nje e mer 90 mije tjetri 60- 75 mije ???

    Përgjigju
    • eli: 15/07/2020 17:05

      mos ja u qaj hallin mjekeve ne Shqiperi se jane supermiliardera ne krahasim me mjeket e BE

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet