POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Tritan Shehu në Report Tv: Opinioni publik s’do lejojë prishjen e teatrit, PD do e mbështesë

I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin "45 minuta" të gazetarit Denis Minga, deputeti i PD-së Tritan Shehu foli lidhur me çështjen e teatrit dhe incidentet e sotme në mbledhjen e komisionit të medies si dhe për çështje të politikës së jashtme. Shehu tha se qeveria është e prirur për të shkatërruar çdo traditë apo të kaluar që ka pasur Shqipëria. Deputeti Shehu gjithashtu preku edhe çështjen e hapjes së negociatave, për të cilën tha se ka një lloj skepticizmi nga ana e vendeve evropiane për ta mbështetur Shqipërinë drejt  këtyre hapave, dhe kjo lidhet me situatën në vendin tonë. 

Unë isha atje i përgatitur për të diskutuar për këtë çështje. Personi më i goditur sot ishte ministrja e kulturës. Ajo erdhi sot por nuk pranoi të fliste. Sot debati ishte i hapur. Sot tema ishte për të diskutuar me ministren për ligjet e trashëgimisë shqiptare, në këtë mënyre u gjykua dhe pastaj debati u bllokua. Them që seanca e sotme sot në mbledhjen e komisionit të medies ishte e shëmtuar. Unë kisha vajtur për të diskutuar mbi teatrin, jo  për zjarrfikësit. Sot debati u banalizua. Sipas tyre i bie të prishen dhe ndërtesat e tjera që janë ndërtuar që në kohën e komunizmit.  Kjo rilindje po kërkon të shkatërrojë çdo traditë apo të kaluar që ka pasur Shqipëria. Historia e një vendi dokumentohet dhe trashëgohet. Por tani i biem me kazëm në dorë, prishën sheshin “Skënderbej”, ajo pamje tani është mizerabël. Mund të ndërtohej një shesh i ri, por pa shkatërruar të vjetrin. Shkatërruam çdo që ka vlera nga e kaluara.  Ligji për teatrin nuk është ligj, unë jam kundë çdo vepre që bëhet pa transparencë. Opozita ka dy gjëra: fjalën, veprimet, protestat dhe votat.

Tritan Shehu, deputet i PD

Keni koment për sjelljet e kolegëve?

Ishte një provokacion i rëndë që u bë sot, edhe ndaj ministres së kulturës për t’i mbyllur gojën dhe asaj. Ndërsa mesazhi i Edi Ramës përbën mentalitetin dhe psikologjinë e kësaj qeverisje.

Teatri do jetë kauza politike? 

Ne ndjekim situatat hap pas hapi, këtu çdo gjë kontrollohet nga grupet kriminale. 

Çfarë do bëni nga fillimi i korrikut për nismën ligjore në parlament?

Do ta luftojmë me të gjitha mjetet demokratike, ligjore. Ata kanë tendencë për të shkatërruar çdo gjë që kanë ndërtuar "mendjet e ndritura" italiane. Çështja e teatrit nuk është thjesht një beteje e PD, por e artistëve, njerëzve që duan vlerat kulturore.

Pakti detar Greqi-shqipëri, jeni njohur për marrëveshjen me Greqinë?

Çështjen me Shqipërinë Cipras e ka në xhep, ai e ka të zgjidhur. Uroj që kjo marrëveshje të kalojë këto prova. Uroj që kjo të shërbejë sa më shpejt edhe për zhbllokimin e Maqedonisë, të hyjë sa më shpejt në BE. Çështje e emrit u takon dy vendeve, Greqisë dhe Maqedonisë. Faktori shqiptar në Maqedoni ka bërë presion që të zgjidhen këto probleme. Unë nuk kam marrëveshje shumë të qarta për paktin detar, drejtuesit e komisionit të jashtëm duhet të orientoheshin hap pas hapi. Unë jam i shqetësuar dhe ka vetëm një zgjidhje për këtë çuarjen në gjykatën e lartë. 

Çfarë roli ka presidenti për këtë?

Çdo gjë kontrollohet nga ekzekutivi, jemi në një moment tragjik, kjo bëhet me qëllim,  janë kundërshtim me interesat ndërkombëtare. Presidenti mund të dekretojë marrëveshjen, nuk mund të kundërshtojë gjykatën kushtetuese. Kjo është hapësira që ka presidenti, kaq kompetenca ka. 

Keni informacion se ca po ndodh për hapjen e negociatave? 

Nuk ka pasur deklarata për këtë çështje, ne duam që negociatat të hapen se nuk janë as për njërën e as për tjetrën palë, janë për shqiptarët. Deklaratat që kam dëgjuar, ka një skepticizëm nga vende si Gjermania, Franca, pasi Gjermani është një mbështetës shumë i fortë, nëse ky vend ka hezitime, kjo lidhet me situatën në vendin tonë. Kjo qeveri nuk ka dhënë as ndjesinë më minimale të optimizmit, njerëzit po kërkojnë të ikin nga Shqipëria çdo ditë. Kjo gjendje i bën skeptikë këto vende. Shpresoj që në 28 qershor të dominojë strategjia e optimizmit për ne. Strategjia e ballkanit është pozitive për ne, ne mund të përfitojmë nga vizioni i përgjithshëm i BE-së, për ne ka vetëm një model, europa perëndimore.

/al.sp.
Komento