Tritan Shehu në Report TV: Jam kundër negociatave me grupin e Alibeajt! Pas 24 korrikut bashkëpunojmë ngushtë me Metën

TIRANË- Pasi Ilir Meta të heqë kostumin e presidentit, më 24 korrik ka deklaruar se do të rikthehet në krye të opozitës e ndërsa do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me Sali Berishën. Kjo u pohua edhe nga deputeti i ‘Rithemelimit’, Tritan Shehu në Report Tv, i cili tha se Ilir Meta do të jetë aleati kryesor i tyre për të përgatitur një front opozitar.

Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Shehu tha se nuk beson të ketë një shkrirje të LSI-së me PD-në, pasi kjo e fundit do të vijojë të mbetet partia më e madhe opozitare.

“PD opozita ka filluar të lëvizë fortë. Do jetë një bahskëpun akoma më i mirë me aleatët tanë opozitarë. Shkrije e LSI dhe PD nuk e shoh, janë fora politike të veçanta. Do ketë një bashkëpunim të ngushtë, për të krijuar një front opozitar që të kundërvihet këtij regjimi. Pa përjashtuar LSI, e rëndësishme dhe e fortë tashmë në hapësirën opozitare. PD po merr përgjegjësitë e saj opozitare”, tha Shehu në Report Tv.

Ndalur në përplasjet brenda Partisë Demokratike, Shehu u shpreh se është kundër negociatave me grupin e Enkelejd Alibeajt. Sipas tij, ata që duan t’iu bashkohen janë të mirëpritur.

Si ish-ministër i Jashtëm, Shehu foli edhe për samitin që do të mbahet në Bruksel, ku do të vendoset fati i Shqipërisë për në BE. Shehu tha se vendi ynë është bllokuar për 9 vite për shkak se qeveria shqiptare nuk ka krijuar standarde.

"Mbas 9 vitesh bllokim të procesit të integrimit, përkundrazi edhe mbrapa kthehu gjatë qeverisë Rama, mund të jepej një sinjal pozitiv. Duhet të jemi të kujdesshëm se janë lajme të vakëta. Është një kërkesë që ka bërë kreu i opozitës që të avancohet procesi i negociatave. Do të thotë që vendi ka humbur 10 vite. Përgjegjësia është e qeverisë shqiptare se nuk ka realizuar standarde. Nëse do i kishte plotësuar, s’do e kishte penguar askush, Këtu kërkohet zgjidhje politike dhe jo zgjedhje në aspektin e përmbushjes", u shpreh Shehu. 

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e BE-së që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, pas lajmeve pozitive që erdhën nga Sofja për të votuar pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Rama shkruan se do të jenë aty, edhe pse është shumë herët për të qenë optimistë. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Dhunoi të dashurën kur ishte pjesë e Partizanit, sulmuesi përfiton nga amnistia penale dhe del nga burgu! Rikthehet në ekip

Dhunoi të dashurën kur ishte pjesë e Partizanit, sulmuesi përfiton nga amnistia penale dhe del nga burgu! Rikthehet në ekip