Tritol i pashpërthyer qendrës së
internetit te 'Brryli', për kërcënim
FOTO/Tritoli, kercenim për pronarin

Tritol i pashpërthyer qendrës së<br />internetit te 'Brryli', për kërcënim<br />FOTO/Tritoli, kercenim për pronarin
TIRANE – Një kallëp tritoli me sasi rreth 200 gram gati për të shpërthyer është zbuluar mëngjesin e sotëm në katin e parë të një pallati, në qepenin e një interneti kafeje në Tiranë.  

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sitki Çiço” përballë Maternitetit të Ri në zonën e “Brrylit”,  ku lënda eksplozive ishte e vendosur në qendrën e internetit në pronësi të Afrim Domës.

Sipas të policisë, alarmi është dhënë nga vëllai i Domës, i cili ka vënë re kallëpin e tritolit duke njoftuar forcat e rendit. Në vendngjarje mbërritën policia dhe forcat xheniere të cilat bënë të mundur çaktivizimin e lëndës shpërthyese si dhe nisjen e hetimeve.

Nga të dhënat e para të hetimeve bëhet e ditur se ka qenë një sasi prej rreth 200 gram lëndë eksplozive me një fitil zjarr përcjellës me gjatësi 2.5 metra. Burime për A1 Report bëjnë të ditur se tritoli ndaj Domës kishte si qëllim nga autorët vetëm ta kërcënoni. Po të njëjtat burime theksojnë se Doma, i cili ndodhet në Itali, para një jave ka bërë kallëzim në polici pasi ka marrë kërcënime nga njerëz të ndryshëm.

Po ashtu pista hetimore e policisë është e përqëndruar tek  hakmarrja, për shkak të problemeve në të kaluarën të Alfred Domës në Holande.
 
Ora 12:42 Ja foto e Afrim Domës, para 10 vitesh konflikt në Holandë dhe Irlandë
Televizioni A1 Report sjell foton e pronarit të qendrës së internetit dhe servilit të kompjuterëve, Afrim Doma. Ky i fundit prej dy javësh ndodhet në Itali, ndërsa hetimet për autorët e atentatit vazhdojnë.

Burime nga policia nënvizojnë se Doma ka pasur para rreth 10 vitesh një konflikt në Hollandë dhe në Irlandë me një grup personash nga Shkodra. Por nga ana tjetër banorë të zonës thonë se nuk dinë nëse Doma, ka ndonjë konflikt dhe e kanë njohur si person korrekt.

afrim doma

Ora 11:20 Tritoli i vendosur për të kërcënuar pronarin
Hetimet paraprake të policisë dyshojnë se lënda eksplozive ka pasur si qëllim nga autorët të përdoret vetëm si kërcënim për Alfred Dumën dhe jo për të shpërthyer. 

Ora 11:05 Çaktivizohet lënda plasëse
Forcat xheniere të mbërritura në vendin e ngjarjes, pasi kanë rrethuar zonën kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse.

tritoli  me logo
tritoli  me logo

Ora 10:53 Policia merr në pyetje vëllanë e Domës
Uniformat blu kanë marrë në pyetje vëllain e Alfred Domës i cili mësohet se ka qenë ai që ka njoftuar uniformat blu si personi i parë që ka vënë re lëndën eksplozive

tritoli ne tirane

Ora 10:50 Pronari i internet kafesë bëri kallëzim para 1 jave, dyshohet hakmarrje
Burime për A1 Report theksojnë se pronari i internet kafesë Alfred Doma ka bërë kallëzim para dy javësh pasi ka marrë kërcënim.  Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se ai ka pasur konflikte në Holandë, ndërsa hetimet janë përqëndruar në pistën e hakmarrjes.

tritoli ne tirane

Ora 10:47 Tritoli në një internet kafe, pronari ndodhet në Itali
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se janë 200 gr lëndë eksplozive e llojit tritol e vendosur në qepenin e një interneti kafeje dhe servisi kompjuterash në zonën e “Brrylit” në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se qendra e internetit është në pronësi të Alfred Domës që ndodhet në Itali.
 
Vijon…
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €