Një vit më parë i vranë të birin në derë të shtëpisë/ Tritol te stalla e bagëtive të dibranit, plagoset djali tjetër

DIBER- Një sasi tritoli është vendosur mëngjesin e ditës së stome në murin e një stalle bagëtish në Maqellarë të Dibrës, në pronësi të Gazmit Kosiqit. Nga shpërthimi i eksplozivit është plagosur djali i tij Ismail Kosiqi 30-vjeç, i cili ka marrë plagë në këmbë nga cilfat e blloqeve të betonit të murit thethues.

I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Pas njoftimit grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet dhe zbuluar autorët e vendosjes së tritolit. Por kush është babai i të plagosurit Ismaili Kosiqi, Gazmir Kosiqi? Një vit më parë atij i vranë djalin tjetër me tre plumba në gjoks në derën e shtëpisë. Elsi Kosiqi u ekzekutua nga Mahmut Gega.

Policia deklaroi asokohe se krimi ndodhi pas një sherri mes autorit dhe viktimës. Ky i fundit u qëllua me tre plumba në kraharor pranë shtëpisë së tij. Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë, kur autori e ndoqi nga pas e thirri në emër dhe e qëlloi për vdekje.

Banesa Gazmir Kosiqi ku u vendos tritoli

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 08/11/2019 16:11

    Nuk kam asnje gje me gazetaret por shikoni sa te prapambetur qe jemi. Po te kishte ndodhur ky rast në nje vend te zhvilluar, gazetaret atje do te shkruanin në artikull edhe për cdo gje, edhe per kafshet e shkreta te cilat te pafajshme mund te jenë vrare apo aksidentuar nga shperthimi. Por në vende si Shqiperia asnjehere nuk flitet apo shkruhet nje gje e tille pasi kafshet në këta vende konsiderohen plehra keshtu qe gazetaret nuk e kanë në kulture te tyre personale apo familjare nje gje te tille.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv