Tritol për herë të dytë hotelit në Sarandë, pronari për Report Tv: S’kam konflikte me askënd, ma kanë bërë për prishje imazhi! Shoqërohen disa persona
Për herë të dytë brenda më pak se 18 muajsh iu vendos tritol në hotelin e tij pronari i 'Yacht Premium Hotel', Mariel Murati nuk ka asnjë të dyshuar. Mësohet se fjalitë e parë të tij në dëshminë për grupin hetimor kanë qenë "Unë s'kam konflikte".
SARANDË-Për herë të dytë brenda më pak se 18 muajsh iu vendos tritol në hotelin e tij pronari i 'Yacht Premium Hotel', Mariel Murati nuk ka asnjë të dyshuar. Mësohet se fjalitë e parë të tij në dëshminë për grupin hetimor kanë qenë "Unë s'kam konflikte. Mendoj se e bëjnë për prishje imazhi". Ndërkohë që për të mësuar më shumë, policia ka shoqëruar disa persona të cilët janë marrë në pyetje nëse kanë dijeni për ngjarjen.
Kujtojmë se një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e së djeshme në Sarandë në lagjen nr.4. Lënda plasëse ishte vendosur në garazhin e hotelit 'Yacht Premium Hotel', i cili është në pronësi të Mariel Muratit, ish-Drejtor i ALUIZNI-t Sarandë dhe aktualisht Drejtor i FSDKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor) në Sarandë.
Sipas policisë sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël dhe nuk ka dëme të shumta materiale. Po ashtu nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Hoteli ndodhet në linjën e parë të detit në anën e ankorimit të jahteve dhe të trageteve në portin e Sarandës.
Kjo është hera e dytë që hotelit në pronësi të Mariel Muratit i është vendosur tritol, kjo pasi edhe një vit më parë në shkurt të vitit 2021, i kanë vendosur lëndë plasëse në hotel. Nuk dihen ende autorët, ndërsa policia po punon identifikimin dhe kapjen e tyre.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:15
I vendosën tritol në hotel, reagon Mariel Murati për Report Tv: S'kam konflikte me askënd, e kanë bërë për prishje imazhi
Pronari i Hotelit në Sarandë 'Yacht Premium Hotel' ka reaguar për Report Tv pas tritolit që iu vendos një natë më parë. Në një prononcim për Report Tv ai thotë se nuk dyshon tek asnjë person, pasi nuk ka konflikte me askënd. Sipas tij, ia kanë bërë për prishje imazhi.
Cfar prishje imazhi ka ketu si pretendon zotria, dikujt i ka shkelur ne kallo kur ka qene drejtor i ALUIZNIt.
PërgjigjuLeket per hotelin ku i gjete? Beje publike pasurine dhe vjedhjet si drejtor i ps. Te njohin te gjithe ne qytet dhe pas gishtit nuk fshihesh dot
PërgjigjuJu Gurmat kishit gjith kodren me sa e di une. Dhe nuk keni hotele, Marieli i ka bere leket me fotografi hahaha