POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Tropojë/ Vrau pronarin e shtëpisë ku punonte për pagesën, arrestohet pas një viti 55-vjeçari (VIDEO)

TROPOJË- Pas një viti në kërkim është arrestuar autori i cili vrau pronarin e shtëpisë ku punonte, Tahir Bajraktarin. Në pranga ka rënë Nik Lulashi, 55-vjeç nga Shkodra. Ai është arrestuar nga uniformat blu në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin, ku qëndronte i fshehur prej kohësh.

55-vjeçari akuzohet për vrasjen e Tahir Bajraktarit, një ngjarje e ndodhur më 18 shtator 2018 në Dobërdol të Tropojës, për shkak se ai nuk i kishte dhënë para aq sa kishte kërkuar për punët që kishte bërë në shtëpinë verore.

Mbi 55-vjeçarin rëndon akuza për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” .

Viktima Tahir Bajraktari

Si ndodhi ngjarja?
Bajraktari është qëlluar për vdekje brenda në banesën e tij. Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje, por grupi hetimor brenda disa orësh konstatoi se kishin të bënim me një ngjarje kriminale. Autori i krimit,  Nik Lulashi ishte i punësuar nga Bajraktari në shtëpinë e tij në Doberdol. Mes autorit dhe viktimës ka pasur një konflikt për pagesën që do merrte 55-vjeçari i punësuar. Nik Lulashi ka kërkuar më shumë para sesa i ka ofruar viktima për punën e kryer në objekt dhe kjo ka ndezur debatin mes të dyve.

Kush ishte Tahir Bajraktari?
Tahir Bajraktari çdo vit udhëtonte nga Tirana, ku edhe banonte dhe kalonte pushimet në shtëpinë verore të ndërtuar në bjeshkë. Bajraktari, me profesion mekanik, do qëndronte për disa ditë në shtëpinë e rindërtuar, ku energjinë elektrike kishte mundur ta siguronte vetë përmes një mini-çentrali të ndërtuar pranë fshatit dhe me të cilin furnizonte edhe fqinjët e tij. Gjithashtu, ai kishte arritur të siguronte edhe shërbimin e internetit në banesën e tij, por edhe të fqinjëve. Dy ditë para se të ndodhte ngjarja, Tahir Bajraktari udhëtoi nga Tirana në drejtim të vendlindjes, por ky do të ishte udhëtimi i fundit i 69-vjeçari pasi do të qëllohej për vdekje brenda në shtëpinë e tij të pushimit nga Nikë Lulashi, 54-vjeç, të cilin e kishte punësuar në shtëpinë e tij, pas sherrit për pagesën.

B.K./E.L./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Tahipi: 11/07/2019 16:17

    Donela ky I shkreti qe e kan vra esht tropojan bukdhenes dhe pundhenes ndersa ai qe e ka pre ne bese nuk esht tropojan nuk e di nga e ke origjinen ti mbase je greqiste Po per cdo gje mund ti akuzosh tropojanet por jo te pabes dhe te pa fe , Kshu qe merri mrapsht ato fjale

    Përgjigju
  • Donela: 11/07/2019 11:10

    Lulash e Lulush jeni te gjithe pa bese e fe,rrace e ndyre tropojane qe kafshon doren qe te ushqen.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 11/07/2019 10:23

    Kafshe qe vrasin aty ku hajne buke

    Përgjigju