Turizëm në kohë pandemie, Yuri Kim takon ministrin Klosi: Mezi po pres të shoh Shqipërinë

Turizëm në kohë pandemie, Yuri Kim takon ministrin Klosi: Mezi po pres të shoh Shqipërinë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Ministrin e Turizmit, Blendi Klosi në lidhje me mënyrën e hapjes së turizmit në kohë pandemie. Kim shprehet se mezi pret që të vizitojë Shqipërinë dhe vendet historike të saj, e cila njihet për mikpritjen më të mirë në botë.

"Pata një bashkëbisedim të mirë ditën e sotme me Ministrin e Turizmit Blendi Klosi në lidhje me  hapjen e turizmit në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Kosovë. Mezi po pres të udhëtojë nëpër Shqipëri dhe të shoh vetë vendet historike dhe kulturore si dhe të takojë njerëzit e mrekullueshëm. Shqiptarët janë mikpritësit më të mirë në botë", shkruan Kim në twitter.

Qeveria ende nuk ka dalë me një plan se i do të hapet turizmi, edhe pse në një tjetër situatë sezoni turistik do të ishte hapur me kohë. Nuk dihet ende se si do të zhvillohet turizmi, por ajo që është diskutuar deri më tani është se turizmit do të fokusohet tek ai tokësor me vendet fqinje të rajonit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin