Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, iu kthye aktiviteteve të fushatës zgjedhore për herë të parë pas atentatit të dytë për vrasjen e tij.
Gjatë fjalimit të tij në në Flint, Michigan, Trump tha se “vetëm presidentëve të rëndësishëm iu bëhet atentat”.
“Dhe pastaj habiteni pse sulmohem me armë... E dini që vetëm presidentëve të rëndësishëm iu bëhet atentat”, u shpreh ai.
Ndërsa më tej ai shtoi se kandidimi për president është një biznes i rrezikshëm.
Nga ana tjetër nënpresidentja aktuale amerikane, Harris, gjatë një fushate në, Pensilvani u shpreh se ka kontaktuar me Trump pas incidentit.
“Bisedova me të për të parë se si është. Dhe, i thashë atij atë që e kam thënë publikisht -nuk ka vend për dhunë politike në vendin tonë”, u shpreh Harris në një intervistë për Asociacionin Kombëtar të Gazetarëve me Ngjyrë.
Atentati i dytë ndaj Donald Trump ndodhi më 15 shtator, pranë klubit ndërkombëtar të golfit në West Palm Beach, Florida, ku ish-presidenti po luante golf.
Pas të shtënave me armë zjarri, Shërbimi Sekret deklaroi se Trump ishte mirë, ndërsa u arrestua një 58-vjeçar i identifikuar si Ryan Routh me akuzën se donte të qëllonte Trump.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
14.2%
-
Jo
82.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5379
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë
11 Tetor, 12:08
-
Obama në fushatë për të mbështetur Nënpresidenten Harris
11 Tetor, 08:20
-
Shtetet që do të përcaktojnë fituesin e garës për Shtëpinë e Bardhë
9 Tetor, 22:57
-
Melania rrëfen takimin e parë me Donald Trump: Ishte i shoqëruar nga një grua tjetër, por më kërkoi numrin e telefonit
9 Tetor, 18:44
-
Trump i dërgoi në fshehtësi Putinit teste personale për Covid 19 në kulmin e pandemisë
9 Tetor, 16:22
-
Sa i rrezikshëm është për Harris largimi i amerikanolatinëve?
9 Tetor, 09:25
-
Sondazhi kombëtar, Harris ‘fiton’ votuesit e pavarur, 52% janë pro demokrates dhe 36% pro Trump
8 Tetor, 13:16
-
Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene
6 Tetor, 16:09
-
Gara Harris - Trump, muaji i fundit i fushatës për Shtëpinë e Bardhë
5 Tetor, 17:39
-
Studio Live/ Logu ironizon: Këlliçi gënjen sy për sy, takova Trump tha pa pagesë! Ça u bë ai çun lagjeje që e uron për garën presidenciale
4 Tetor, 17:51
-
Harris kritikon planin e Trump për paqen midis Ukrainës dhe Rusisë: Ish-presidenti do të detyrojë Kievin të lëshojë territor
4 Tetor, 13:42
-
Belo i papunë në SHBA, foto me Donald Trump: Zero lekë! Kokalari e nxjerr blof: Kushton 25 mijë dollarë, dikush ka paguar (FOTOT)
4 Tetor, 10:09