Trump 'këshillon' Biden: Paç fat, mos bjer në gjumë gjatë takimit, përshëndete ngrohtësisht Putinin nga ana ime

 Trump 'këshillon' Biden: Paç fat, mos bjer në gjumë gjatë takimit, përshëndete ngrohtësisht Putinin nga ana ime

Ish-Presidenti amerikan  Donald Trump i ka dhënë një këshillë pasuesit të tij Joe Biden për takimin në Gjenevë më Vladimir Putin.

Në një deklaratë, Trump i uron Bidenit fat në takim teksa e këshillon që mos e zërë gjumi gjatë ballafaqimit me Putin,

 “Fat të mbarë për Biden në oërballje me Presidentin Putin,  mos fle gjumë gjatë takimit dhe ju lutem përcillini konsideratën time më të ngrohtë presidentit Putin!-” tha Trump në një deklaratë.

Trump, gjatë vitit të fushatës elektorale i drejtohej Biden me nofkën Biden "Sleepy Joe" dhe në mënyrë të përsëritur ai pretendonte se Biden kishte probleme me shëndetin mendor.

‘Urimet’ e tij për Biden erdhën pas takimit të presidentit me Boris Johnson. Biden do të takohet me Putinin të Mërkurën në Gjenevë , pasi takoi Mbretëreshën Elizabeth II këtë fundjavë në Kështjellën Windsor dhe më pas mori pjesë në një samit të NATO-s në Belgjikë.

Nuk është ende e qartë nëse Biden dhe Putin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në Gjenevë. Trump u detyrua të kontrollojë dëmin pas një konference shtypi të vitit 2018 në Finlandë me Putin, në të cilën ai u duk se pranoi mohimin e Putinit se Rusia pushtoi Demokratët në 2016.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit

Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit