Trump: Nëse Rusia nuk pranon armëpushimin me Ukrainën, do të përballet me sanksione shkatërruese

Trump: Nëse Rusia nuk pranon armëpushimin me Ukrainën, do të përballet me sanksione shkatërruese

Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë në pritje të përgjigjes së Moskës për një armëpushim me Ukrainën, të cilin Kievi tashmë e ka pranuar.

"Tani është radha e Rusisë", theksoi Trump këtë të mërkurë.

Sipas Trump, SHBA ka marrë disa "mesazhe pozitive" mbi armëpushimin, por ai paralajmëroi se "një mesazh pozitiv nuk do të thotë asgjë" pa një veprim konkret nga Kremlini.

Në këtë kontekst, ai paralajmëroi se sanksionet financiare ndaj Moskës "mund të jenë shkatërruese" nëse Rusia nuk pranon armëpushimin ose nuk tregon vullnet për të ndalur konfliktin.

"Bush, Obama dhe Biden kanë hequr dorë nga Gjeorgjia dhe Krimea, por unë po bëj më shumë", shtoi ai.

Ndërkohë, presidenti amerikan konfirmoi se përfaqësuesit e SHBA-së janë duke udhëtuar drejt Rusisë për të diskutuar mbi situatën.

Ai shtoi se nuk ka zhvilluar ende një bisedë të rëndësishme me presidentin rus Vladimir Putin, por "shumë shpejt do të zbulojmë qëndrimin e tij".

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit