Trump nominon Amy Coney Barrett për gjyqtare në Gjykatën Supreme

Trump nominon Amy Coney Barrett për gjyqtare në Gjykatën Supreme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nominuar Amy Coney Barrett, për gjyqtare në Gjykatën Supreme.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump e përshkroi atë “grua me arritje të pashembullta”.

Nëse konfirmohet nga Senati amerikan, gjyqtarja konservatore Barrett do të zëvendësonte në Gjykatën Supreme gjyqtaren liberale, Ruth Bader Ginsburg, që vdiq nga kanceri më 18 shtator.

Nominimi i Barrett vjen pak kohë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe pritet që në Senat të zhvillohet një betejë mes demokratëve dhe republikanëve për emërimin e saj. Gjyqtarët e Gjykatës Supreme nominohen nga presidenti amerikan, por duhet të marrin miratimin e Senatit.

Nëse ajo merr miratimin nga Senati, atëherë në Gjykatën Supreme do të kishte një shumicë të gjyqtarëve konservatorë.

Gjykata Supreme ka nëntë gjyqtarë të cilët shërbejnë tërë jetën. Ky institucion i drejtësisë merr vendime të rëndësishme për çështje të ndryshme, përfshirë për të drejtat e abortit, kujdesin shëndetësor, ligjet e armëve, lirinë fetare, migracionin dhe lirinë e shprehjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët