Trump shëtitje me makinë jashtë spitalit / Ekspertët: Lëvizje e gabuar, rrezikoi shoqëruesit

Trump shëtitje me makinë jashtë spitalit / Ekspertët: Lëvizje e gabuar, rrezikoi shoqëruesit

Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump  vazhdon trajtimin e tij në spitalin Walter Reed, për të mposhtur Covid-19.  Pavarësisht deklaratave të mjekëve pasditen e së dielës se Trump mund të lërë spitalin ditën e sotme, ekziston ende shumë skepticizëm në lidhje me seriozitetin e sëmundjes së tij,  pasi gjatë fundjavës niveli i oksigjenit në gjak i ra dy herë dhe ai ka vazhduar trajtimin me steroide.

Por ndonëse i prekur nga COVID-19  Trump vendosi të surprizojë mbështetësit e tij, të cilët qëndrojnë jashtë ambienteve të spitalit, lëvizje e cila nxiti kritika të shumta tek ekspertët e shëndetësisë të cilët e konsideruan si një lëvizje të gabuar dhe që vë në rrezik të gjithë personat të cilët kanë rënë në kontakt me të.

Këtë herë duke mbajtur maskë Donald Trump u largua nga mjediset e spitali dhe përmes një automjeti të blinduar doli të përshëndesë mbështetësit e tij të cilët mbanin pankarta dhe flamuj në duar si dhe brohorisnin “SHBA, SHBA!”

Por përpara se 74-vjeçari të dilte përkohësisht nga spitali, përmes një video të postuar në TWitter  falënderoi stafin mjekësor duke shtuar se ka mësuar shumë rreth COVID-19.  Ekspertët e cilësuan në fakt lëvizjen e Trump si një mësim të gabuar, pasi pavarësisht faktit se makina ishte e blinduar kjo nuk do të thotë se personat që  gjendeshin në makinë me Trump mund të mos jenë infektuar, prandaj ata duhet të fillojnë menjëherë karantinimin.

Sa i përket situatës shëndetësore të Presidentit, ekipi mjekësor i cili po kujdeset për të që prej ditës së premte shprehet se Trump po bën përparim të qëndrueshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:39
Thyen karantinën dhe ndez debate...Sa i sëmurë është Trump? Kartela mjekësore e  viteve të fundit

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump kanë dalë pozitive për koronavirus. Mjekët janë shprehur se ai është në një grup me rrezik të lartë për shkak të moshës - ai është 74 vjeç - dhe peshës së tij. Trump është klinikisht i shëndoshë por mbipesha është një faktor rreziku për një formë më të rëndë të sëmundjes Covid.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, njerëzit në moshën 65-74 vjeç përballen me një rrezik pesë herë më të madh të shtrimit në spital dhe një rrezik 90 herë më të madh të vdekjes nga Covid-19 krahasuar me të rriturit e të rinjtë midis moshave 18-29 .

Bazuar në të dhënat e muajit prill mbi fizikun e tij, CNN raportoi në qershor se Presidenti Trump peshonte rreth 111kg dhe ishte 1.83 cm i gjatë. Kjo i jep atij një indeks të masës trupore prej 30.5, duke e bërë atë teknikisht obezë.

Trump është gjithashtu mashkull dhe burrat kanë më shumë gjasa të vdesin ose të vuajnë më rëndë nga koronavirusi sesa grate.

Por nuk dihet nëse Trump ka kushte të tjera mjekësore që mund ta fusin atë në grupin me rrezik të lartë.

Sipas të dhënave të fundit të fizikut, presidenti ka pak presion të lartë, nuk vuan nga sëmundje të rënda si kancer, sëmundje të veshkave, diabet ose gjendje të tjera të njohura, për ta vendosur te grupi i njerëzve me rrezik më të lartë.

Mjeku i Presidentit, Dr. Sean Conley tha se trupi i Trump ishte kontrolluar për herë të fundit në muajin prill. Në vitin 2018, mjeku i atëhershëm i Trump Dr. Ronny Jackson tha se presidenti iu nënshtrua një skanimi koronar CT të kalciumit. Rezultati i tij ishte 133, dhe gjithçka mbi 100 tregon se arteriet janë bllokuar të paktën pjesërisht me pllaka. Sipas të dhënave zyrtare mjekësore të Trump, në vitin 2009 rezultati i tij koronar i kalciumit ishte 34 dhe në 2013 ishte 98.

Rezultati prej 133 zbuloi se kishte pasur një grumbullim të qëndrueshëm të pllakave në enët e gjakut të Trump, duke treguar sëmundje të moderuar të zemrës. Por Trump ka marrë ilaçe statine për të ulur kolesterolin.

Sidoqoftë, nuk dihet gjithçka për shëndetin e Trump.

Trump bëri një vizitë të paparalajmëruar në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed më 16 nëntor 2019, duke kaluar pak më shumë se dy orë duke iu nënshtruar testeve shëndetësore. Në memo-n e lëshuar për fizikun e Trump të lëshuar në qershor, mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti iu nënshtrua testeve shtesë në Shtëpinë e Bardhë pas vizitës fillestare në spitalin ushtarak Walter Reed

Ora 13:43
Shëtitja e Trump shkakton polemika: Teatër politik, çmenduri dhe papërgjegjshmëri

Thyerja e karantinës sot nga ana e presidentit amerikan Donald Trump, i cili doli për pak kohë nga spitali për të përshëndetur mbështetësit e tij, ka shkaktuar shumë polemika.

Kritikat erdhën nga mjekë të spitalit Walter Reed ku Trump po trajtohet pasi u testua pozitiv nga Covid.

Surpriza e rezervuar nga presidenti është cilësuar si teatër politik, çmenduri dhe papërgjegjshmëri nga ana e Trump.

Disa mjekë këmbëngulën që presidenti duhet të respektojë karantinën 14 ditore e jo të shkel protokollet shëndetësore, duke rrezikuar jo vetëm veten por edhe jetën e atyre që e shoqëronin.

Doktor James Phillips, përmes një postimi në Twitter tha se "SUV-i presidencial jo vetëm që është i papërshkueshëm nga plumbat, por është gjithashtu i mbrojtur hermetikisht nga ndonjë sulm kimik. Rreziku i transmetimit të Covid 19 brenda makinës është aq i lartë sa është përtej mundësive të çdo procedure mjekësore. Papërgjegjmëri. Shqetësimi im shkon për oficerët e sigurisë të detyruar të marrin pjesë në show ".

Kurse kreu i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries shkroi në mediat sociale: Më shumë se 205,000 amerikanë kanë vdekur. Ne kemi nevojë për lidership, jo mundësi për foto nga Trump".

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi