Trump, thirrje për veprime urgjente për të parandaluar dhunën me armë

Trump, thirrje për veprime urgjente për të parandaluar dhunën me armë

Donald Trump

Presidenti i SHBA Donald Trump bëri thirrje për veprime urgjente për të parandaluar dhunën me armë dhe tha se të gjithë amerikanët duhet të "dënojnë racizmin, fanatizmin dhe supremacizmin e bardhë". Komentet vijnë pas vrasjeve masive me armë zjarri në Teksas dhe Ohajo, ku humbën jetën 31 vetë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

"Këto ideologji të gabuara duhet të mposhten," tha Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë. "Urrejtja nuk ka vend në Amerikë. Urrejtja mjegullon mendjen, shkatërron zemrën dhe gllabëron shpirtin," tha ai.

Të shtunën, një njeri i armatosur vrau 20 vetë në një Walmart të El Pasos në Teksas, ngjarje që autoritetet e quajtën krim të urrejtjes me motive racore. Vetëm 13 orë më vonë, një tjetër njeri i armatosur në qendër të Dejtonit, në shtetin Ohio, vrau nëntë njerëz. Numri i të vdekurve u rrit të hënën, duke arritur në gjithsej 31.

Presidenti Trump tha se ligjet e shëndetit mendor duhet të reformohen për të identifikuar më mirë individët me probleme mendore. Ai bëri thirrje për zbatimin e dënimit kapital për ata që kryejnë vrasje masive dhe krime të urrejtjes.

Presidenti Trump tha se kishte udhëzuar Departamentin e Drejtësisë të punojë me autoritetet lokale dhe kompanitë e mediave sociale për të zbuluar vrasësit para se të godasin. Ai tha se interneti, media sociale dhe videolojërat e dhunshme kanë ndihmuar në radikalizimin e njerëzve.

Po sot, Presidenti Trump u kërkoi ligjvënësve të vendosin kontrolle të forta mbi blerësit e armëve, duke lënë të kuptohet se kjo mund të bëhet paralelisht me reformën e imigracionit. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim! Juventus luan në Sardegna me Cagliarin

GOLAT/ Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim! Juventus luan në Sardegna me Cagliarin