Trump 'pranon' fitoren e Biden, i hap rrugë tranzicionit Presidencial në Shtëpinë e Bardhë: Administrata të bëjë atë që duhet! Beteja ligjore vazhdon

Donald Trump më në fund i ka hapur rrugë tranzicionit të presidentit të zgjedhur të SHBA Joe Biden, duke udhëzuar administratoren e agjencisë federale të Shteteve të Bashkuara që është e ngarkuar me këtë proces, që “të bëjë atë që duhet bërë”, por nga ana tjetër ai e ka bërë të qartë se nuk do ta ndalë "luftën" ligjore.

Donald Trump i hapi rrugë procesit duke lejuar që Biden dhe ekipin e tij të kenë qasje në fonde dhe njoftime të klasifikuara. Në një postim në twitter Trump shkroi se kryetarja e Administratës se Shërbimeve Qeveritar Emili Murphy është kërcënuar e për këtë arsye për më mirën e saj dhe të vendit i hap dritën jeshile fazës së tranzicionit.

“Çështja jonë vazhdon fuqishëm, ne do të vazhdojmë me luftën tonë dhe unë besojmë se do t’ia dalim. Megjithatë, në të mirë të vendit tonë unë rekomandoj që Emily dhe Skuadra e GSA të bëjnë atë që duhet bërë në lidhje me protokollet fillestare dhe i kam kërkuar edhe skuadrës time të bëjë të njëjtën gjë”, tha Trump.

Administratorja e Administratës qeveritare, Emily Murphy, e cila është akuzuar për mbështetje ndaj Trump në një letër nuk i referohej Biden si presidenti i zgjedhur, por thjesht duke e nënvizuar si një fitues i shpallur.

Murphy deklaroi se nuk kishte patur presion nga Shtëpia e Bardhë për të shtyrë vendimin dhe nuk është bazuar në favorizimin e asnjë pale.  

"Ju lutem të jeni të bindur se erdha në këtë vendim në mënyrë të pavarur, duke u bazuar në ligjin e vendit tim dhe në fakte. Nuk kam qenë kurrë nën presionin direkt apo indirekt të asnjë palë, qofshin administrata në Shtëpinë e Bardhë apo zyrtarët në GSA. Të jemi të qartë unë nuk kam marrë asnjë direktivë për të vonuar vendimin tim”, tha Murphy.

Letra e Murphy-t është një shenjë formale e fitores Biden dhe që tani skuadra e tij do të jetë në gjendje të marrë informacione konfidenciale.

Ndërkohë që vetëm pak orë para vendimit , presidenti i Zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden kishte emëruar anëtarët kyç të ekipit të tij, ku bie në sy që një pjesë e madhe e tyre kanë qenë pjesë e ekipit të ish-presidentit Barack Obama.

Antony Blinken do të jetë sekretari i ardhshëm i Shtetit, Jake Sullivan do të shërbejë si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe Linda Thomas-Greenfield si ambasadore e Amerikës në OKB. Biden zgjodhi Alejandro Mayorkas si drejtues të Departamentit për Sigurinë e Brendshme dhe ish-senatorin dhe kandidatin e dikurshëm për president, John Kerry si përfaqësues të posaçëm për çështjen e klimës, duke treguar edhe njëherë rëndësinë e madhe që Biden planifikon t’i japë klimës ndryshe nga presidenti aktual.

Biden emëroi gjithashtu Avril Haines drejtoreshë të inteligjencës kombëtare, e cila kishte qënë edhe  gruaja e parë si nëndrejtoreshë e CIA-s.

Letra e drejtueses GSA

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’