‘Trupin e zhduka me acid dhe e murosa’/ Gjenden eshtrat e 22-vjeçares shqiptare të zhdukur në vitin 2014

SPANJË- Pas rreth 9 vitesh nga vrasja e shqiptares Sibora Gegani në vitin 2014 në Spanjë, autoritetet kanë arritur të gjejnë eshtrat e saj. Mediat spanjolle shkruajnë se eshtrat e Geganit u gjetën në banesën ku ajo ka pas jetuar bashkë me ish-të dashurin e saj, Marco Remeo, i cili është është edhe vrasësi i saj.

Zbulimi i eshtrave të saj, vjen pas dëshmisë që ka dhënë autori, i cili pas arrestimit në muajin maj dëshmoi se e ka vrarë Sibora Geganin dhe e kishte murosur atë në murin e banesës. Po ashtu ai ka thënë se kishte përdorur edhe acid për të zhdukur trupin e saj.

Mediat spanjolle konfirmojnë se pas deklarimeve të italianit, agjentët kanë gjetur eshtrat e 22-vjeçares shqiptare në një qese plastike brenda një muri në banesën në Malaga ku banonte çifti. Eshtrat e gjetura janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga për të konfirmuar se i përkasin të resë së zhdukur përmes analizave të ADN-së.

Eshtrat e saj ishin futur në një qese plehrash, në murin banesës në Torremolino, që ndodhet në rrugën García de la Serna, ku e reja ka jetuar me të arrestuarin deri disa ditë para zhdukjes së tij.

Sibora Gagani u shpërngul në një banesë me italianin në Costa del Sol në vitin 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014.  Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere në qytetin Costa del Sol.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota